Avioni i rrëzuar, Ankaraja i bën
thirrje Moskës për qetësi

Turqia i bëri thirrje Rusisë për qetësi, këtë të premte.

"I bëjmë thirrje Rusisë, e cila përfaqëson një nga partnerët tanë më të rëndësishëm në planin e tregtisë, për qetësi, por shprehemi gjithashtu se edhe durimi ka një kufi”, deklaroi ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu në stacionin televiziv turk NTV.

“Nëse ne nuk kemi ndërmarrë sulme pas asaj që ju (Rusia) keni kryer, nuk është se ne i trembemi reagimeve tuaja apo se ne përjetojnë ndjesinë më të vogël të fajit”, vijoi ai.

Konflikti mes dy shteteve, vjen pas rrëzimit të një avioni ushtarak rus më 24 nëntor, nga ushtria turke.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës