Avioni i rrëzuar në Ishëm hiqet nga
Shqipëria, u dorëzohet italianëve

Avioni i rrëzuar në Ishëm me 15 shtator është hequr dje me datë 8 mars nga vendi ku kishte rënë.
 
Prokuroria dhe Gjykata kanë rënë dakord që avioni t’u dorëzohet pronarëve italianë.
 
Pasi është çmontuar avioni do të dërgohet në Itali me traget.
  
Klubi i aeronautikës në Savo të Italisë pronarë të avionit të rrëzuar në Ishëm kanë këmbëngulur vazhdimisht për të tërhequr avionin nga Shqipëria.

Digjet kamioni që do transportonte avionin 

kamioni
  Kamioni i djegur

Para se avioni i çmontuar të transportohej nga një kamion drejt Durrësit ka ndodhur një incident me njërin nga kamionët që do të transportonte mjetin.
 
Më datë 07.03.2017, ora 08:30, në fshatin Likmetaj, Ishëm, ka rënë zjarr aksidental ku për pasojë është djegur plotësisht kamioni tip “MAN” në pronësi të shtetasit D.A. 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.
 
Mjeti ka qenë i parkuar ndërsa shoferi kishte ndaluar për të pirë një kafe dhe më pas ka parë kamionin duke u djegur.
 
Avioni ka qëndruar i bllokuar për 6 muaj në Ishëm pasi ishte pjesë e provave materiale të hetimit ndaj pilotit italian Guido Guidi i dyshuar për trafik droge dhe bashkëpunëtorëve të tij shqiptar.
 
Aero Club Savona ka kërkuar të marrë avionin pasi do ta riparojë vetë mjetin fluturues.
 
Acioni i vogël i llojit “Piper”, i nisur nga Bari i Italisë është gjetur i rrëzuar pas një defekti në fshatin Gotull në grykëderdhjen e Ishmit, në Thumanë më 15 shtator.
 
Avioni drejtohej nga piloti italian Guido Andrea Guidi i cili pas marrjes në pyetje ka pranuar se kishte ardhur në Shqipëri për të testuar pistën e improvizuar ndërkohë që ka shtuar se qëllimi ishte që rrugën tjetër të mund të merrte rreth 200 kilogram lëndë narkotike.
 
Pas një marrëveshje me Prokurorinë e Krimeve të Rënda piloti është lënë i lirë. Piloti italian ka treguar emrat e porositësve të drogës, mes të cilëve edhe shqiptarë, që do të transportohej nga pista ku u rrëzua avioni tip "piper”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë ndarjen me Ilnisa Agollin: Aludimet janë 100% të vërteta

Meriton Mjekiqi konfirmon për herë të parë ndarjen me Ilnisa Agollin: Aludimet janë 100% të vërteta