PEKIN- “Një satelitë i Kinës ka vëne re një aksident të dyshimtë në një zonë në det”, raportohet nga një asgjësi kineze në lidhje me kërkimet për zhdukjen e mistershme të aeroplanit “Malaysia Airlines Flight 370” rreth orës 21:40.
Agjencia shpjegoi se janë parë 3 objekte të dyshimta me madhësi të ndryshme në një zonë të detit. Objektet janë të madhësive, më e vogla 13-18 metra, 14 me 24 metra dhe një objekt i tretë ishte me madhësi 19 deri në 22 metra, afërsisht me gjatësinë e një autobusi.
Imazhet janë kapur më 9 mars, një ditë pas zhdukjes së mistershme të aeroplanit që në bord ishte 239 pasagjerë.
Ndërkohë, vazhdojnë kërkimet për avionin e zhdukur 4 ditë më parë me 239 udhëtarë në bord. Më shumë se 40 anije dhe 34 avionë janë dërguar në detin e Kinës Jugore ku besohet se mund të jetë rrëzuar avioni.
Zyrtarët malajzezë ende nuk dinë se çfarë ndodhi me fluturimin ‘MH370’ pasi humbi kontaktin me kullën e vrojtimit. Avioni i linjës ajrore të Majlazisë ishte nisur nga Kuala Lampur për në Pekin.
Ndërkohë zv. Ministri i Transportit të Vietnamit, Quy Tieu tha në një deklaratë për shtyp se vendi i tij do të pezullonte pjesërisht kërkimet për avionin e zhdukur, deri sa Maljazia t’u përgjigjej pytjeve të vendit të tij.
Gjatë ditëve të kaluara autoritetet vietnameze kërkuan konfirmimin e malajzezëve rreth zërave se kishin gjetur sinjale të vendodhjes së avionit dhe kishin arritur të gjenin pjesën e pasme të tij, por deri më tani nuk ka pasur një reagim zyrtar nga Maljazia lidhur me çështjen.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com