INDONEZI - Ekipet e kërkimeve në detin Java kanë mundur të gjejnë kutinë e dytë të zezë të avionit AirAsia të rrëzuar në mënyrë të mistershme me 162 pasagjerë në bord më shumë se dy javë më parë. Kjo kuti përmban rregjistrimet e kabinës së pilotëve dhe gjetja e saj është një hap i rëndësishëm në zbardhjen e hetimeve mbi shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit. Regjistruesi vokal në kabinën e pilotëve është nxjerrë nga një thellësi prej 30 metrash në detin Java, në afërsi të gjetjes së pjesëve të tjera të avionit dhe do të transportohet më tej drejt kryeqytetit Giakarta.
 
Redaksia Online
(shqiptarja.com)