Një avion në Moskë është përfshirë nga flakët, ndërsa të paktën 13 pasagjerë kanë vdekur.
Pamjet e avionit që bëri ulje të detyruar i përfshirë nga flakët kanë bërë xhiron e medieve ndërkombëtare, ndërsa raportohet se janë edhe disa persona të plagosur.
Dyshohet se avioni u përfshi nga flakët, pasi u godit nga një rrufe. Mediet ruse thonë se avioni i tipit Sukhoi SSJ-100 ishte nisur për në qytetin Murmansk, por u detyrua të kthehet kur shpërthyen flakët.
Në avion ndodheshin 78 pasagjerë. Një pjesë arritën që të dilnin me shpejtësi, ndërsa të tjerët nuk arritën duke humbur jetën mes flakëve.










Komente
Komento