Avioni me drogë, Bollino: Politika të
bashkohet ndaj krimit, jo e kundërta

Avioni me drogë, Bollino: Politika të<br />bashkohet ndaj krimit, jo e kundërta
TIRANË – Politika shqiptare duhet të jetë e bashkuar në luftën kundër krimit dhe jo e ndarë. Këtë e ka shprehur gazetari Carlo Bollino, i ftuari i mbrëmjes i Ilir Babaramos në studion e emisionit “5 Pyetje nga Babaramo”, duke folur lidhur me një nga çështjet më të zjarrta të ditëve të fundit, avionin e rrëzuar në Divjakë të dyshuar për trafik droge.
 
Që në fillim Bollino ka dhënë mendimin e tij prej profesionisti , si dhe ka ngritur një pikëpyetje dhe ka shprehur habinë e tij sesi është e mundur që një avion që trafikon drogë, e kryen misionin e tij në një vend plot me plazhist.
“Një element i çuditshëm është se përballë vendit ku është ulur avioni kishte edhe kabina, lokale, kishte dhe një stacion policie në Divjakë, fuknsional,” - tha ai. – “Pra, trafikanti ka përzgjedhur për trafik vendin më të dukshëm pas Spillesë apo Qerretit, ç’ka tregon një farë naiviteti të tij.

Unë kam pasur kontakte me kolegë italianë rreth pilotit Giorgio Riformato, që është një mashtrues i paparë; ai ka krijuar dy kompani fantazmë fluturimi, një në emrin e vet dhe tjetrin në të gruas, me të cilën është ndarë; po ashtu, ky njeri ka dy mosha: në Itali është 56 vjeç, ndërsa në Shqipëri, 67 vjeç; po ashtu, ai ka mashtruar qindra pilotë italianë duke i ftuar të punojnë për të."

Ndërsa, nëse Riformaton, Bollino e konsideron një "trafikant naiv", bashkëpunëtorin e tij shqiptar, Saimir Bajramin, e konsideron si një "figurë disi patetike. Sipas atyre që rrëfen, ai ka ndezur makinën që e kishte të ngarkuar me drogë dhe makina ishte prishur; pastaj ajo ka dalë jashtë rruge; më pas ka provuar ta boshatisë, por policia e ka kapur. Këto figura atë e nxjerrin si supertrafikant. Po pyetja është: kush fshihet mbas tij? Kush e ka furnizuar në Fushë Krujë siç tha, me drogë? Kush ia dha 27 mijë eurot? Kush i ka paguar shpenzimet, vajtje - ardhjet, fjetjen, ushqimin që kanë një kosto?"
 
Pra, janë vëtëm dy korrierë, mendoni ju?
Po, kemi dy korrierë, të një organizate që nuk di se ç'përmasa ka, por që nuk mund të kufizohet me këto persona.
 
Po komandanti i famshëm, a është rrëfyer në Prokurori?
Ah, jo, ai ka thënë se ishte për qëllime turistike. Ishte nisur nga Rinasi të shtunën, i duheshin gati 20 minuta për të zbritur në Divjakë; kur ka qenë mbi Spille ka kërkuar leje për të bërë një shëtitje turistike dhe aty ka ndërprerë komunikimin; pikërisht kjo e tregon atë mjaft naiv, se pas ndërprerjes së komunikimit vihet alarmi, ndërkohë që ai mund të zbriste ku të donte e të vazhdonte komunikimin.

Thuhet se në Shqipëri ka pasur shumë fluturime të avionëve “Piper”…
Unë mendoj se me avionë privatë vijnë shumë biznesmenë. Por ne flasim për avionë që zbresin në vende që nuk janë të përshtatshme për zbritje. Vitin e kaluar u lëshua një alarm tjetër për një turist italian që kishte zbritur në Shëngjin se i kishte mbaruar nafta. Edhe atëhërë ne kishim lajm, foto, dëshmi, por doli se ai nuk kishte qëllim trafikimi. Pra një avion që ulet në plazh në Shqipëri zbulohet menjehere nga deshmitare me celular në dore...

Këta lloj avionësh duhet të ndjekin korridore të veçanta apo të zbresin ku të duan?
Patjetër që duhen të njoftojnë, të paralajmërojnë dhe të ndjekin korridorin e caktuar, përveç avionëve ushtarakë, helikopterëve etj që gjithsesi duhet të njoftojnë. Një avion nuk është makinë, që mund të lëvizë kudo,por duhet të japë sinjalizim paraprak. Ata kudo që ulen duhet të japin njoftm paraprak. Në një vend ku një avion ulet pa njoftuar, atëherë ai e ka cenuar hapësirën ajrore të atij vendi.

Nëse këta trafikantë do ishin më me fat, në cilin vend të Italisë do të shkonin?
Sipas të penduarit Bajrami, mendohej që droga do hidhej nga avioni në një plazh në jug të Italisë, në Leçe; Peskara ishte destinacioni i fundit kur avioni duhet te mbërrinte por bosh. Jo vetëm në Pulia, por edhe në vende të tjera janë gjetur kanabis, lëshuar apo humbur gjatë trafikut nga deti. Por, tani, pas eksperiencës së Riformatit, ka mundësi që të kemi një praktikë tjetër, ku droga hidhet nga avioni mbi plazhe.

Çfarë roli ka pasur opozita? A u kthyer historia e avionëve në një bumerang?
Batuta për mushkonja që ka bërë shumica qeveritare ishte pa sens. Informacionet e bëra nga opozita flisnin për një ngjarje, dhe mbase duhej të kërkohej të jepeshin këto informacione dhe të hetohej. Nëse një politikan ka informacion për trafik ka për detyrë të paraqitet tek autoritetet, dhe autoritetet duhet të veprojnë. Por kjo u mor me shaka. Por ka edhe një farë euforie nga opozita, duke kërkuar dorëheqje të qeverisë. Berisha dje tha se avioni është rrëzuar nga mbingarkesa dhe sot pretendon se avioni ishte ngarkuar me drogë, por policia e ka boshatisur. Pse? Për ta sekuestruar 200 metra më larg? Ky është një tjetër nonsens, pasi pamjet që ne si media disponojmë, tregojnë të kundërtën. Kemi nje operacion policia, ndoshta rastesore, por u kapet nje avioni, u arrestuan piloti italian dhe transportuesi i drogës, si dhe u sekuestruan 460 kilogramë hashash. Përse opozita skandalizohet? Mendoj se të gjithë politikanët duhet të bashkohen në luftën kundër trafikut të drogës, krimit dhe korrupsionit. Nuk ka sens që një vend që aspiron për anëtarësimin në BE, është e ndarë në luftën ndaj krimit. Kriminaliteti kërkon solidaritet nga të gjithë.
Redaksia online
(ar.sh/e.s/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë

Dosja 5D, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë