VLORË- 350 kg marihuanë është sasia e drogës e kapur në 8 muaj nga policia italiane, drogë kjo në pronësi të të 14 trafikantëve anëtarë të dy familjeve shqiptare nga Vlora. Këto të dhëna i ka bërë publike Antonio De Lise shef i karabinerisë së Ricones në Itali aty ku familjet Hametaj e Lamaj kishin ndërtuar bazat e tyre.
“Hetimet zgjatën tetë muaj për të arritur në prangosjen e këtij grupi, gjithçka nisi në janar të 2015-ës. Shqiptarët e arrestuar janë rezident në provincën e Riminit dhe Forli Cesena, ata operonin në shpërndarjen e drogës dhe në total atyre u janë sekuestruar 3.5 kuintal mariuhanë. Kjo drogë ishte burimi i të ardhurave për këtë grup kriminal, por të njëjtët trafikant ishin të përfshirë dhe në vjedhjen e vilave në zonë.”-tha Antonio De Lise.
Sipas shefit të karabinerisë në Ricone ky grup është goditur dhe në mes të muajit mars ku i janë sekuestruar dhe 50 kg marihuanë të cilat transportoheshin nga deri në rrugë tokësore.
“Këtë herë droga erdhi nga ajri me avion, në mes të marsit sekuestruam 50 kg marihuanë por grupi përdorte rrugë tokësore e detare deri më 24 gusht kur përdori avionin.” – u shpreh Antonio De Lise.
Referuar materialeve hetimorë të prokurorisë së krimeve të rënda pjesëtarë të dy grupeve familjare shqiptare Hametaj dhe Lamaj, ishin të të gjithë të implikuar në trafik kokaine dhe marihuanë nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
E si rezultat i këtyre hetimeve thotë prokuroria është arritur të provohet se pjesëtarët e familjes Lamaj, ku bënin pjesë dhe tre vëllezërit e konsideruar organizatorët e grupit Sokol, Vilson e Artjon Lamaj dispononin dhe një avion prodhim ukrainas ‘’Aeroprakt A22S’’.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO