TIRANE- Gjashtë persona, mes të cilëve dhe ish-agjenti i antidrogës në Fier Mariglen Ymeraj, janë cilësuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si organizatorët e trafikut të drogës me avion nga brigjet shqiptare në ato italiane. I pandehur në dosjen penale është dhe piloti italian Giorgio Riformato, i cili edhe pse nuk ka pranuar akuzën e “Trafikut të narkotikëve” në bashkëpunim, për prokurorinë ka pasur rolin kryesor të trafikimit të drogës, pasi kishte rënë dakort me anëtarët e tjerë të grupit që të bënte rolin e “korrierit” me avion, kundrejt një shume financiare prej 27 mijë euro, para këto që tashmë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe që ditën e ngjarjes i mbante i pandehuri tjetër Sajmir Bajrami.
/Shqiptarja.com












