Një avion me qindra pasagjerë në bord, për pak sa nuk është përplasur me katër avion të tjerë në San Francisco.

Aeroplani ishte i kompanisë ajrore “Air Kanada”, i cili po tentonte të ulej ndërkohë që në pistë kishin parkuar katër avionë të tjerë.

Ky moment është zbuluar nga një audio incizim ku dëgjohet piloti duke komunikuar me kontrollorët e kullës.

“E vërteta është se ajo çfarë ndodhi për pak sa nuk e shkaktoi katastrofën më të madhe në historinë e aviacionit”, ka deklaruar kapiteni i pensionuar Ross Aimer, njëherë ekspert i trafikut ajror.

avioni

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com