Një avion i “British Airways”, me dhjetëra shqiptarë dhe shtetas të huaj në bord, është detyruar të ndërpresë fluturimin nga Londra drejt Tiranës për shkak të një defekti në ajër.
Avioni ishte nisur nga aeroporti Heathrow dhe kishte fluturuar për rreth një orë kur stafi njoftoi pasagjerët se kishte një problem teknik dhe se duhej të ktheheshin në Londër.
Mes udhëtarëve ishte edhe pastori Paulin Vilajeti, i cili ka treguar nw rrjete sociale tw gjithw eksperiencwn
“Pas një ore fluturim me British Airëays, nga Londra për në Tiranë, avioni pësoi defekt në ajër dhe u detyruam të kthehemi sërish në Heathrow. Falë Zotit Jezus, çdo gjë përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Zbritëm shëndoshë e mirë në tokë!”, shkruan Vilajeti.
Përmes postimit të tij, ai ka treguar edhe çfarë mendoi pas kësaj përvoje, duke vënë në plan të parë faktin që u kthyen të sigurt në tokë.
“Nganjëherë, dhurata më e bukur e jetës nuk është arritja e një destinacioni... Është thjesht hiri për të qenë përsëri me këmbë në tokë. Sot nuk mbërrita në Tiranë në orar, por mbërrita më afër qiellit. Kuptova edhe një herë se jeta jonë është tërësisht në duart e Tij”, shkroi pastori











Komente
Komento