Avioni në Vermosh, hetimet për identifikim e pilotit dhe pasagjerit në ‘pikën zero’! Avioni lëvizte në distancë të vogël nga toka dhe nuk kapej nga radarët
Rënia e avionit në Vermosh vijon që të mbetet e pazabuluar. Prej 5 ditësh avioni i cili ka bërë ulje të detyruar në Vermosh ka mbetur aty i palëvizur dhe gjetjet sa i takon identifikimit të pilotit, pasagjerit dhe personit i cili ndihmoi të largoheshin nga vendngjarja kanë mbetur në pikën zero
Ergys Kavaja 8 Tetor 2021, 11:13 | Përditesimi: 8 Tetor 2021, 13:27
Rënia e avionit në Vermosh vijon që të mbetet e pazabuluar. Prej 5 ditësh avioni i cili ka bërë ulje të detyruar në Vermosh ka mbetur aty i palëvizur dhe gjetjet sa i takon identifikimit të pilotit, pasagjerit dhe personit i cili ndihmoi të largoheshin nga vendngjarja kanë mbetur në pikën zero.
Burime policore pranë Drejtorisë së Policisë në Shkodër, bëjnë me dije se personi që i ka folur banorëve të komunitetit duke i kërkuar të mos afroheshin ka folur shqip dhe jo në gjuhën angleze.
Mbetet problem fakti se zona ku është ulur avioni, dhe ku më pas janë larguar dy personat me mjetin tip ‘Fuoristradë’, është pa rrethim nga kamerat e sigurisë. Policia ka mundur të marrë kamerat e sigurisë përgjatë rrugës, kryesisht në segmentin Tamarë-Vermosh dhe nga aty kanë ushtruar kontroll në afro 20 automjete, kryesisht të banorëve të zonës.
Por rezultatet deri më tani kanë qenë zhgënjyese, pasi mjetet tip ‘Fuoristradë’ janë në përdorim të gjerë nga banorët e zonave malore, ndërsa nuk ka ndonjë specifikim më të detajuar, që të bëjë diferencë nga mjetet e tjera dhe të ngjallë dyshimet e grupi hetimor.
Ndërsa konfirmohet se avioni nuk ka pasur autorizim për të lëvizur në zonë, por duke u nisur nga modeli i avionit, ai lëviz në distancë të vogël nga toka, çfarë do të thotë që nuk kapet nga radarët e kontrollit të trafikut ajror, duke i konsideruar si ‘pika të verbra’.
Prej 5 ditesh grupi hetimor ngjitet në mal, në Velipojë të Vermoshit duke marrë në pyetje banorët, por duhet thënë se të dhënat që kanë arritur të mbledhin janë të pakta.
Ne komentet e mepareshme thashe qe ka fluturuar poshte radareve sepse nuk ka lene gjurme,dhe ja si u vertetua.Tani kontrolloni shasine e serine e avionit.Nuk ka makine,motor,jaht e avion qe te mos e blesh e shesesh pa lene gjurme.Edhe sikur t'a blesh me cash,prape duhet te plotesosh dokumenta.Avioni ka dhe nje te mire plus:nuk mund t'a vjedhesh si makinat.Nuk do ishte keq te kerkohej ndihma e FBI,ose te se ngjashmes italiane.Me ben pershtypje qe nuk e dogjen,sic djegin makinat pas krimeve.Ndoshta s'paten kohe dhe s'donin te terhiqnin vemendjen,per shkak te vendit ku rane;s.d.q.kufiri afer ishte dhe besoj se jane matane tani,kane arritur ne destinacion.
Përgjigju
Shkodran: 09/10/2021 10:55
Nuk e dogjën se piloti nuk kishte shkrepëse!! Nuk ishte duhanpirës....
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Të drejtë
24.3%
Të gabuar
68.3%
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3220
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
Ne komentet e mepareshme thashe qe ka fluturuar poshte radareve sepse nuk ka lene gjurme,dhe ja si u vertetua.Tani kontrolloni shasine e serine e avionit.Nuk ka makine,motor,jaht e avion qe te mos e blesh e shesesh pa lene gjurme.Edhe sikur t'a blesh me cash,prape duhet te plotesosh dokumenta.Avioni ka dhe nje te mire plus:nuk mund t'a vjedhesh si makinat.Nuk do ishte keq te kerkohej ndihma e FBI,ose te se ngjashmes italiane.Me ben pershtypje qe nuk e dogjen,sic djegin makinat pas krimeve.Ndoshta s'paten kohe dhe s'donin te terhiqnin vemendjen,per shkak te vendit ku rane;s.d.q.kufiri afer ishte dhe besoj se jane matane tani,kane arritur ne destinacion.
PërgjigjuNuk e dogjën se piloti nuk kishte shkrepëse!! Nuk ishte duhanpirës....