Avni Mula lot gëzimi pas lindjes së Ninës

Avni Mula lot gëzimi pas lindjes së Ninës
Pas lindjes së vajzës së vogël të Inva Mulës një person i cili është është gëzuar tejmase dhe madje ka derdhur edhe lot gëzimi ka qenë pikërisht artisti i madh Avni Mula.Ai është shprehur se edhe pse ishte larg sërish nuk kishte merak për të bijën dhe mbesën e vogël, pasi ishin në duar të sigurta. Gjithashtu Mula theksoi habinë dhe lumturinë kur mësoi se vajza e vogël është pagëzuar me emrin e së shoqes Nina Mula e cila ka disa muaj që është ndarë nga jeta. “Nuk e dija që do i vinin emrin Nina. Kisha dëgjuar që kërkonin e flisnin për një emër, por nuk më kishin thënë gjë. Kur e mora vesh ndjeva dashuri të madhe”.I pyeta se kujt i ngjet. Ata më thanë që Nina e vogël është si Nina e dikurshme. Megjithatë, do presim t’a shikojmë kur të rritet”,-është shprehur Avni Mula. Artisti i madh shqiptar rrëfeu se në qoftë se nuk do të vinte Inva së shpejti në Shqipëri do të shkonte ai vetë në Paris për të parë mbesën e tij të vogël.(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna