PRISHTINE- Avokatët mbrotjës do të apelojnë sot masën e sigurisë ndaj Fatmir Limajt ndaj të cilit është marrë masa e arrestit paraburgim 30 ditë burg, i akuzuar për krime lufte në Kosovë.
Fatmir Limaj ndodhet në burgun e Lipjanit së bashku me një tjetër të arrestuar ndërsa dy të arrestuarit e tjerë ndodhen në burgun e Dubravës. Me Fatmir Limajn u arrestuan më 25 nëntor edhe Nexhmi Krasniqi, Naser Shala dhe Naser Krasniqi.Ata do të vuajnë masën e paraburgimit deri më 24 dhjetor, vendim i marrë nga Trupi Gjykues, pas kërkesës së prokurorit italian.
REAGON BRIGADA 121 KUMANOVA
Brigada “121 Kumanova” kanë reaguar duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të Limajt e të tjerëve të njohur si rasti Kleçka. Sipas ish-ushtarëve të kësaj brigade, të shtunën në mënyrë mashtruese dhe duke u anashkaluar të gjitha procedurat ligjore, katër bashkëluftëtarëve iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh në orët e vona të mesnatës.
Ata kanë vlerësuar se pafajësinë e tyre e ka vërtetuar gjykimi i drejtë i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë në maj të këtij viti, me shpalljen e vendimit për lirimin nga të gjitha akuzat, dhe nuk pajtohen me vendimin e Gjykatës Supreme që të kthejë në rigjykim.
Avokatët mbrojtës lidhin arrestimin e Limajt me vizitën e shefit të EULEX-it në Beograd. “Vizita e shefit të EULEX-it, Xavier de Marnac, në Beograd, si dhe reagimet e zyrtarëve të Beogradit, në veçanti e kryeministrit Daçic ndaj vendimeve të drejtësisë ndërkombëtare, te ne nxjerr në pah prapë gjahun e shtrigave të EULEX-it ndaj ushtarëve të UÇK-së”, thonë ata.
HAKEROHET WEBSITI I EULEX
Disa minuta pas vendimit të Gjykatës Supreme për shqiptimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Fatmir Limajt dhe tre ish-bashkëluftëtarëve të tij, ueb-faqja zyrtare e EULEX-it http://eulex-kosovo.eu/ u hakerua. “Liri Për Çlirimtarët!!” thuhej në fillim të tekstit të postuar. Nëse z. Fatmir Limaj dhe të gjithë luftëtarët e lirisë nuk lirohen nga akuzat edhe përfundimisht të jenë të lirë, ne jemi te detyruar të bëjmë publike gjitha marrëveshjet e ndyta që i kemi, edhe një herë po e cek, nëse nuk lirohen të gjithë ata që kanë luftuar me plot të drejtë për çlirimin e vendit, atëherë do jeni shumë në telashe”, thuhej në tekst. Aktualisht ky website është vënë në funksion.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com