Avokatët mbrojtës bëjnë tentativën
e dytë për lirimin e Fatmit Limajt

Avokatët mbrojtës bëjnë tentativën<br />e dytë për lirimin e Fatmit Limajt
PRISHTINE- Pala mbrojtëse e Fatmir Limajt dhe tre bashkëluftëtarëve të tij sot pritet të dorëzojnë në Gjykatën Supreme të Kosovës kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë ndaj aktvendimit të kolegjit të kësaj gjykate për mos heqjen e masës së paraburgimit për të akuzuarit në rastin “Kleçka”, të cilën ia caktoi trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut.

Avokati i Fatmir Limajt, Tahir Rrecaj, ka shprehur optimizëm se pas shqyrtimit të kësaj kërkese Gjykata e Lartë do ta anulojë vendimin e paraburgimit të Limajt dhe të ish-bashkëluftëtarëve të tij.

“Mbrojtës të ligjshmërisë nënkupton propozimin e argumenteve ligjore të palës mbrojtëse, duke kërkuar kontestim të aktvendimit të Kolegjit të Gjykatës Supreme dhe të Trupit Gjykues të Gjykatës së Qarkut në mënyrë që Limaj të mbrohet në liri”, ka thënë Rrecaj.

Avokati Rrecaj ka bërë me dije se në fillim të javës së ardhshme pritet të shqyrtohet kërkesa e palës mbrojtëse për mbrojtjen e ligjshmërisë në rastin “Kleçka”.

Ndaj Fatmir Limajt është marrë masa e arrestit 30 ditë paraburgim.
(sg/rtk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash