Avokat Ngjela: Po vjen opozita e re, do ta drejtojë vajza e Azem Hajdarit

Avokat Ngjela: Po vjen opozita e re, do ta drejtojë vajza e Azem Hajdarit

Avokat Spartak Ngjela dhe deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari

Deputetja e Partisë Demokratike Rudina Hajdari ende nuk e ka dorëzuar mandatin duke mos iu bashkuar grupit. Ajo është shprehur e dyzuar, ndërsa ka kërkuar kohë për të marrë vendimin, që nëse është kundër partisë, është paralajmëruar përjashtimi. Për avokat Spartak Ngjelën, vajza e Azem Hajdarit nuk do ta djegë mandatin, por do të bëjë opozitën proamerikane në Kuvendin e Shqipërisë

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës
Mospranimi i Rudina Hajdarit për të lënë mandatin e deputetit, mund të bëhet një risi politike me vlerë historike.

A do ta formojë Rudina Hajdari opozitën proamerikane në Kuvendin e Shqipërisë?

Sigurisht që po.

Qëndresa e saj kundrejt hordhive antiamerikane të Partisë Demokratike, krijon ndërkaq vlerë individuale për një grua që ka hyrë në politikë me një histori të shkëlqyer familiare dhe me një formim akademik individual të krijuar në universitetet amerikane.

Pas gjithë ketyte viteve, koha e solli që edhe opozita shqiptare të ketë formim dhe akt proamerikan në Parlamentin shqiptar. Qëndresa e Rudina Hajdarit dhe prejardhja e saj e krijojnë figurën politike që të gjithë ata deputetë që nuk do të pranojnë dorëzimin e mandatit, dhe që mendohet të jenë mbi 20 persona, ka tepër gjasë të drejtohen nga zonja Hajdari për të formuar opozitën proamerikane në Kuvendin e Shqipërisë.

Ishte turp për historinë demokratike të Shqipërisë që opozita shqiptare ka 6 vjet që është pozicionuar në antianerikanizëm. Por koha e solli që tani, në Parlamentin shqiptar edhe opozita të jetë me frymë perëndimore dhe proamerikane për të vijuar realisht reformën në drejtësi.

Përbën një specifikë pozitive fakti që, që të gjithë deputetët që hyjnë rishtas në Parlament janë të djathtë dhe me bindje të shëndosha properëndimire dhe mbështetës seriozë të politikës amerikane. Ardhja në Parlament e një opozitë të tillë, krijon një ngushtësi maksimale kundrejt një kryeministri antikombëtar dhe prolindor si Edi Rama.

Lëvizjet antireformë dhe prolindore të Edi Ramës, në marrëveshje me Lulzim Bashën, kanë ardhur si pasojë e ekzistencës së opozitës antiamerikane në Kuvendin e Shqipërisë.

Koha e solli që këndej e mbrapa, nëse Rudina Hajdari, që e ka realisht mbështetjen amerikane, do të dijë ta formojë opozitën e re shqiptare në Parlament, atëherë vetë politika shqiptare dhe zhvillimi shqiptar, do të hyjnë në rrugën pakthim të demokracisë perëndimore.

Mendoj se gjithçka do të varet nga aktiviteti pozitiv i zonjës Hajdari. Dhe ajo e ka këtë aftësi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • besford loqe gjoleka: 04/03/2019 18:06

    O fredi prasi besfordi është një kallam i gjat i gjithi loqe e të ngjan shum ty. Po ti ku e njef internetin ? ? ? Pse ti e mban veten për qytetar o rrot panxhari fredi magjari. Ha ha ha ha ha. O fredi shko futi ndonjë paçe deri o fredo kppil feri. Ha ha ha ha ha.

    Përgjigju
    • Fredi: 04/03/2019 21:51

      Ik ore analfabet fjala derr dhe ferr shkruhet me rr të fortë o katnar myzeqeje që vetëm lakra di të bësh. Yyyyyyyyyt lopçar!

  • Kujdestari: 04/03/2019 11:59

    Nderro furnitor avokat. Duket qe po merr mall me cilesi te dobet :):):):)

    Përgjigju
  • Epidemia: 04/03/2019 10:51

    Avokat ke fillu të bardhës të zezë me i thon. Ke skadu komplet, fillo me naj Hobby tjetër...

    Përgjigju
  • Rruqja: 04/03/2019 09:24

    Ne kohen tone ne oret e para te mengjezit ndigjonim prralla per femije .tani ne kohen e demokracise ndigjojm prrallat nga gjitha studjet televizive kush e kush te shpiki nga ide gjoja e vertete dhe drejtori i departamentit asht kryetari i p.per drejtesi Spartak syzja .pra njerzit e mencur qe paguhen shum mire jane ne gare per te saju prrallen më me buje te dites se per pune te hane mun .

    Përgjigju
  • Vlonjati: 04/03/2019 07:33

    Familje e Shkëlqyer Hajdari..??? Booo Ngjela paske fare o burrë i dheut.

    Përgjigju
  • Kuqua: 04/03/2019 06:08

    DEGJO ti NGJELE .!! JE KOPJE E TYT ETI. TRADHETARET GJITHMONE NE VARR PERFUNDOJNE .DHE TI ...PO DHE RUDINA KOPJE , DHE , TRADHETARE SI I ATI ... .RUDINA PO NDJEK MODELIN AZEM ..? PER TE ARDHUR KEQ, ESHTE EDHE NGA TROPOJA ...MOS THUAJ QE JE E DJATHTE ..E PABESE ... BASHKOHU ME MURRIZAT .,NGJELAT PATOZRAT. TOPALLET , BODET E BREGAT E SHITUR lire TE rama.

    Përgjigju
  • Hasani: 04/03/2019 01:02

    Poshte partia putiniste e Lulzim Bashes dhe e Monika Kryemadhit. Rrofte BE rrofte SHBA

    Përgjigju
  • Lui: 04/03/2019 00:15

    Avokat, te kam ndjekur ne disa shkrime dhe me kane pelqyer. Por ky i fundit qenka per qoftelargun.. Si mund te quash Azem Hajdarin familje te shkelqyer?! Ai pervecse trafikant armesh dhe bashkepuntor i Sigurimit te Shtetit, nuk ka asnje vlere tjeter. Ai ishte thjeshte nje ish sigurims qe kur u shperbe sistemi komunist hyri ne partine e pare opozitare si shume sigurimsa te tjere.. Vetem kaq mund te thuhet per familjen e Rudines. Sa per Rudinen vete, nuk ka ndonje kontribut ne jeten politike. Per mua nese PD e merr Majlinda Bregu bashke me Eduart Selamin, atehere mund te them qe PD mund te jete nje alternative qytetare politike.. Te gjithe te tjeret jane cuba qe presin te hidhen me parashute ne kuvend nga kryetari, prandaj bejne dhe cfare thote kryetari de jure e de facto, dmth Luli dhe Saliu..

    Përgjigju
  • Njeriu i protestave 90: 03/03/2019 23:25

    Po ca thoni more njerz ca kurdisni o mafioze te regjur ..po ngaterroni familjen e Azemit me parti te re..oj goce vogel po te perdor mafia .ik fare nga politika pa u felliq

    Përgjigju
  • Miu: 03/03/2019 23:12

    O Taku pse ja ke futur gishtin ne hunde Rudines? Haha

    Përgjigju
  • Andis: 03/03/2019 22:44

    Azem Hajdari u vra per prishje pazaresh ne trafikun e armeve drejt Kosoves. Fatmira Hajdari gjyqtare e korrutuar e katapultuar sepse pagoi per te marre ate vend ne gjykate. Nuk besoj se eshte akoma koha te bejme servilin dhe ti fshihemi te shkuares.

    Përgjigju
  • besford loqe gjoleka: 03/03/2019 22:44

    O fredi ti duhesh çuar te nallbani që të mbathi o fredi prasi.

    Përgjigju
    • Fredi: 04/03/2019 14:05

      Po ku ishe futur gjith kto koh o katnar muzeqeje? Filluan mbjelljet e zarzavateve? Nuk eshte per ty interneti o toç kuklle!

  • Vicidoli: 03/03/2019 21:27

    Flamur Noka do drejtoj opoziten serbe di agjent i rekrutuar qe eshte

    Përgjigju
  • Fredi: 03/03/2019 21:23

    Ky ka rrjedhur! Dikush duhet ta ndihmojë ta çojë tek nevrologu!

    Përgjigju
    • Fredi: 04/03/2019 14:10

      Ti Faik myzeqari je po i njejti xhuxh vlore gjoksgropë me klluf Besfordin e lo...qeve të Gjolekës! Hahahahahahha po i njëjti toç kuklle. Hahahahahaha!

    • Fraiku: 03/03/2019 23:17

      Tek psikiatri o Fredi. Mos i ngatero gjerat. Ja shiko Faikun ti me siper qe ka ndryshuar emer. E ka bere Besford hahaha

  • Cimi: 03/03/2019 20:25

    Avokat freno pak se na habite. " Histori e shkelqyer familjare"? Per ke e ke fjalen? Per Azemin dhe Fatmiren? Ky eshte shembulli yt qe na jep per kapitalizmin dhe qe e reklamon cdo dite? Dmth te kesh babain kontrabandist dhe rrugac quhet preardhje e shkelqyer? Apo te kesh ma,ane mediokre, injorante dhe te korruptuar? Le te behet kryetare e opozites se re dhe shume mire qe nuk e dorezoi mandatin por te kujdeset edhe per Kirin se duke pire mall po i sherben serish kriminelit Berisha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston