Një masë sigurie jo proporcionale e cila po dëmton gjithë kryeqytetin, vonesa të papranueshme në shqyrtime gjyqësore dhe një trajtim të pajustifikueshëm të Kryebashkiakut Erion Veliajt nga ana e institucioneve të drejtësisë.

Këto janë disa prej konstatimeve që kanë gjetur avokatët ndërkombëtarë të Veliajt, të cilët të martën e vizituan kryebashkiakun në burgun e Durrësit.

Avokati britanik Ben Brandon fillimisht e quajti të papranueshëm faktin se kërkesat e tyre për të takuar Veliajn janë refuzuar për 14 muaj, duke dëmtuar kështu në mënyrë të pajustifikueshme të drejtën e tij për mbrojtje.

"Ato kërkesa na janë refuzuar në mënyrë të përsëritur. Pas një ndryshimi të vendimmarjes së autoriteteve, që erdhi me vonesë, na u dha e drejta ta takojmë. Megjithatë, duam të ritheksojmë se refuzimi i kërkesave tona për ta takuar Veliajn, për më shumë se 14 muaj, është e papranueshme. Arsyet e refuzimit dhe të ndryshimit të qasjes për ne mbeten të paqarta. Nuk është dëshira jonë ta takojmë atë, por është e drejta e Veliajt të takojë avokatët e tij”,- tha Brandon.

Avokati Brandon  argumentoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i qartë dhe se Erion Velioaj duhet të lirohet menjëherë pasi ndalimi i tij është krejtësisht i panevojshëm.

“Kjo çështje ka interes edhe publik sepse përveçse ka ndikuar te Veliaj, familja e tij, gruaja dhe dy djemtë, ka ndikuar edhe te qytetarët e Tiranës, të cilët e kanë zgjedhur për të qeverisur qytetin. Ne mendojmë se ndalimi i tij është i panevojshëm, joproporcional dhe i paligjshëm. Të ndalosh një person duhet të jetë masa e fundit, ky standard është rivendosur edhe nga Gjykata e Lartë në maj 2026. Por në këtë rast kemi të bëjmë edhe me ndalimin e një personi të zgjedhur. Kjo kërkon një kontroll edhe më të rreptë sa i takon të gjithë procesit. Të gjitha këto standarde në këtë rast kanë munguar”, sqaroi ai.

Në të njëjtën linjë ishte edhe avokati tjetër i kryebashkiakut Veliaj, Plarent Ndreca i cili tha se vonesa për masën e sigurisë është kthyer në një problem në vete.

"Fakti që është vonuar prej rreth 16 muajsh i ka hequr efektshmërinë edhe vendimmarrjes. Pra, nëse një vendimmarrje për një masë sigurimi që sipas Kushtetutës dhe Gjykatës së Strasburgut parashikohet që duhet të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur sepse po flasim jo vetëm për lirinë e një individi por po flasim për heqjen e mundësisë për të ushtruar detyrën e zgjedhur nga qytetarët e Tiranës të një kryetari bashkie dhe thelbi i asaj çfarë ne duam të themi është që",- tha Ndreca.

Të gjitha këto çështje do t’i paraqiten Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut thanë mbrojtësit ligjorë të Veliajt, kërkesë e cila pritet të dorëzohet në shtator.

Nga ana tjetër, Gjykata e Lartë do të vendosë me 15 shtator në lidhje me arrestin e kryebashkiakut, pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu çështjen në rishqyrtim gjyqësor.  Shumica e gjyqtarëve kushtetuese vendosi se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë argumente të mjaftueshme se pse Veliaj ai duhet të mbahet në burg, ndërkohë që është edhe drejtues i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kola: 30/07/2026 18:27

    O FYTYRE-QEN..O AVOKAT PALACO...INGLIZ KURVA,,,..KUR VJEDHIN NE ANGLI BASHKIAKET I LIRONI JUVE....BEACH....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 30 Korrik, 15:33

    Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?