Dërgimi i çështjes në Gjykatën e Strasburgut është mundësua e fundit për Erion Veliajn, thotë Kreshnik Spahiu në “Repolitix” në Report Tv. Një element thelbësor në këtë proces është shpejtësia e shqyrtimit, që edhe nëse do të zhvillohej me procedurë të përshpejtuar, mund të kalojë mandatin e tij si kryetar bashkie.
Pikërisht kjo është pika kyçe që ndalet juristi, nëse masa e sigurisë do të ndryshohet para se gjykatat shqiptare të japin një vendim përfundimtar.
Ai thekson edhe betejën që duhet të bëjnë avokatët e huaj në GJEDNJ: ta bindin gjykatën se çështja lidhet me të drejtat themelore, të drejtat e një zyrtari të zgjedhur dhe procesin demokratik. Duke marrë shkas nga precedentë të mëparshëm kur GJEDNJ i ka konsideruar jo proporcionale masat e arrestit me burg, Spahiu thotë se ka një mundësi reale që Veliaj të fitojë në Strasburg të drejtën për zëvendësimin e masës së sigurimit.
Kreshnik Spahiu: Po tani sigurisht që kërkesa drejtuar Gjykatës Europiane të drejtave të Neriut është një mundësi e fundit, por që është shumë e rëndësishme për një person të zgjedhur, një kryetar bashkie i cili pretendon që t'i ndryshohet masa e sigurimit dhe në rastin konkret që janë shkelur të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në procesin penal. Çështja më shumë se si do të shprehet vendimi, fati i Erjon Veliaj do të varet nga një vendim paraprak i Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut nëse do ta konsiderojmë me procedurë të përshpejtuar apo jo. Në bazë të rregullave normale të Gjykatës Europiane të Drejtave të Njeriut, procedurat shkojnë nga dy deri katër vjet dhe në raste shumë të veçanta procedura mund të jetë një deri në tre vjet dhe në rastet jashtëzakonisht të veçanta ku duhet të ketë karakteristika që lidhen drejtpërdrejt me dëmin që mund t'i vijë lirive, demokracisë apo zgjedhjeve të lira. Mundet që gjykata të procedojë brenda disa muajsh, por edhe nëse procedon brenda disa muajsh do t'i duhet kohë dhe për t'u shprehur me vendimin për vendimin pas shqyrtimit.
-Që do të thotë kjo kohë mund të kalojë dhe mandatin e tij kushtetues si kryetar bashkie.
Kreshnik Spahiu: Mandatin dhe mund ta kalojë. Çështja është nëse më shumë sesa mandati lidhet nëse gjykatat shqiptare deri atëherë do të jenë shprehur me një vendim të formës së prerë apo jo. Pra do të thotë që gjykimi i Erjon Veliaj do të vazhdojë në gjendje të lirë apo do të vazhdojë në gjendje arresti dhe kjo është më e rëndësishme sesa nëse masa e sigurimit do të ndryshojë përpara se ai të mbarojë mandatet. Le të marrim një rast të mirëqenë që do ndryshojë pas gjashtë shtatë muajsh dhe le të themi i bie muaji shkurt, muajin maj janë zgjedhjet. Nuk mendoj që edhe sikur zgjedhjet lokale po afrojnë dhe mendoj që interesi juridik lidhet me interesin politik. Sigurisht që mund të ndodhë që duke pasur mandatin e kryetarit të bashkisë të vlerësohet dhe konsiderohet ndryshe në një proces penal. Po unë në rastin konkret nuk e shikoj që ky është ky është një përfitim ligjor. Mendoj që përfitimi ligjor për të do të ishte nëse do të ndryshojë përpara se gjykata e shkallës së parë, pra GJKKO të shprehej me një vendim të formës së prerë, pra që ai të kishte mundësinë që të ishte i lirë në procesin penal. Dhe për këtë arsye gjithë aftësia e mbrojtësve, avokatëve britanikë apo atyre amerikanë do të jetë nëse do arrijnë të bindin Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut për rëndësinë që lidhet me liritë themelore të kryetarit të bashkisë, procesin e zgjedhjeve të ardhshme apo me çështje që lidhen me demokracinë duke pasur se ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese ku është shprehur edhe për paligjshmërinë dhe antikushtetueshmërinë e shkarkimit të tij nga detyra dhe këtu mundet që të ketë një analizë të fortë juridike për të argumentuar ndryshimin e masës së sigurimit duke pasur se ka dhe precedentë të tjerë tashmë ku Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut konsideron që masat shtrënguese ato të arrestit me burg shpesh herë janë të paargumentuara dhe të pabazuara duke i konsideruar disi represive dhe jo proporcionale. Dhe këtë kontekst mendoj që mund të ketë shumë hapësirë që Erjon Veliaj në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut ta fitojë të drejtën e tij për zëvendësimin e masës së sigurimit.
Komente











