Avokatët e biznesmenit: Ylli Ndroqi është me pushime në jug, po i bëjnë presion me lajme të pavërteta

Avokatët e biznesmenit: Ylli Ndroqi është me pushime në jug, po i bëjnë presion me lajme të pavërteta

Avokatët e biznesmenit Ylli Ndroqi, të cilit iu sekuestruan pasuritë marramendëse me urdhër të GJKKO, i kanë konsideruar tërësisht të pavërteta disa lajme të botuara në media.

Avokatët shprehen se Ylli Ndroqi është me shëndet të mirë dhe po pushon në jug me familjen, ndërsa disa lajme në lidhje me akuza ndaj tij për vepra penale, avokatë shprehen se nuk qëndrojnë dhe janë të pavërtetë.

Në një deklaratë për mediat, Avokatët thanë se ndaj Ndroqit ka vetëm një vendim për sekuestro preventive të pasurive të tij si pjesë e një hetimi pasuror, por jo hetime ndaj indidividit për ndonjë vepër penale.

 “Disa  prej portaleve të cilat së fundmi janë hedhur me presione dhe shantazhe ndaj gjykatës dhe prokurorisë për të dalë me vendim në dëm të Z Ndroqi, kanë dhënë sot shpifjen e radhës. Jemi detyruar të dalim sot në një deklaratë pas shpifjes së radhës, se z Ndroqi ka qenë në rrezik për jetën teksa është me pushime në Jalë.

Sipas ligjit Z. Ndroqi prej ditësh nuk qëndron pranë televizionit i cili është në sekuestro të shtetit teksa ia ka lënë çështjen në dorë të drejtësisë ndaj të cilës ka vetëm një kërkesë: Të vendosë konform ligjit! Z. Ndroqi së bashku me familjen është me pushime në jug të vendit dhe asgjë çfarë shkruhet në portalet e keqpërdorura, apo të paguara nuk është e vërtetë.

Z Ndroqi për asnjë rast nuk i është rrezikuar jeta nga mbytja. Duke qetësuar të afërmit dhe miqtë, deklarojmë se ky është një fabrikim i turpshëm nga një portal që shpifjen e ka bazë të punës, dhe është përballur disa herë në gjykatë me padi, për shpifjet e tij. Ky publikim do të shërbejë për padinë e radhës.

Po ashtu kemi vënë re se ditët e fundit në disa portale kanë qarkulluar informacione të pavërteta që kanë si qëllim lidhjen e Z. Ylli Ndroqi President i “Yldon Media Group” me terrorizmin.

Të gjitha këto informacione të publikuara nga 3 portale, nuk paraqesin lajme me fakte prova e dokumente, por spekulojnë me aludime apo komente të qëllimshme. Konstatojmë se postimet e publikuara në këto portale kanë thënie të pavërteta për shkak se Z.Ylli Ndroqi nuk ka kryer ndonjë prej veprave që atij i atribuohen ne këto shkrime.  

Lajme të tillë spekuluese kanë qëllim krijimin e një tymnaje në publik duke tentuar ta legjitimojnë sulmin politik ndaj RTV Ora dhe Ora News. 

Postimet e bëra në këto portale kanë si qëllim të vetëm shantazhimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve që të mos japin një vendim të drejtë dhe të mbështetur në fakte dhe për pasojë synojnë vetëm të krijojnë konfuzion si dhe të pengojnë drejtësinë që të veprojë. 

Z.Ylli Ndroqi në përfundim të procesit gjyqësor të ngritur nga SPAK dhe ndaj të cilit pritet vendimi i Gjykatës së Apelit kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, do të adresojë pranë organeve kompetente të drejtësisë edhe të gjitha portalet të cilat në mënyrë të qëllimshme publikojnë informacione të pavërteta.  Këto portale do të përballen në gjykatë si per shpifje ashtu edhe me padi civile për dëm pasuror dhe jo pasuror.

Vëmë në dukje se deri më tani nuk ka një vendim ndaj Z. Ndroqi, por kemi të bëjmë me një sekuestro preventive me kërkesë të prokurorisë, si pjese e nje hetimi pasuror dhe jo ndaj indidividit për ndonjë vepër penale. Jemi në momentin që Z. Ylli Ndroqi ende nuk është dëgjuar si palë nga organet e drejtësisë, pasi vendimi është marrë në bazë të kërkesës së organit të akuzes.

Kërkesa është bazuar vetëm në dyshime të mbështetura në indicie dhe jo në prova. Vendimi është marrë në dhomë këshillimi, pa praninë e palës së cilës i sekuestrohen pronat, dhe pa pasur mundësi që kjo e fundit të paraqesë provat e saj për të kundërshtuar dyshimet e organit të akuzës.

Sa më sipër konkludojmë se sulmi është me prapavijë të menduar politike dhe qëllimi është i qartë: Shantazh ndaj prokurorisë dhe gjykatës për ti shkuar deri në fund mbylljes së dy televizioneve Ora dhe Ora News”, deklarojnë avokatët.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 14/08/2020 02:16

    Uau,kaq I ndershem qenka ky,sa u laka me truproje nga pas?!Ki kujdes o Ndroq se ate qe s'ta ben shteti ,ta ben peshkaqeni,pasi me gomardare do t'i dukesh si foke,dhe do te kafshoje nga poshte,e pastaj te rrofshin trimat qe po te mbajne ne krahe!

    Përgjigju
  • Guri: 13/08/2020 21:31

    Avokate leshi Pastrim i produkteve te vepres penale drejtohet kunder subjektit dhe jo kunder objekteve Sekuestro eshte mase preventive qe nqs i akuzuari shpallet fajtor ,konfiskohen ne te kunderten nqs shpallet i pafajshem,i kthehen Publicitetin lerjani Ndroqit,ju merruni me akuzen per kete pagueheni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja