Gjykata e Posaçme la sot (21 gusht 2023) në fuqi masën 'arrest në burg' për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, duke mos i dhënë kështu mundësinë që të betohet. Avokati pretendoi pas seancës se Beleri po mbahet në qeli për motive politike dhe me urdhër. 

Report TV mësoi se gjyqtarja e GJKKO-së, Fjorela Davidhi nuk pranoi të lirojë nga burgu Fredi Belerin me argumentin

“Nuk jemi në kushtet për ndryshim të masës së sigurisë vetëm nëse e sheh të arsyeshme gjyqtari i themelit”

 Ndryshe nga herët e tjera ai ka preferuar të jetë vetë prezent në seancën gjyqësore ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë dhe Report TV siguroi foton e tij në sallën e gjyqit

Avokati i çështjes Edmond Pepa beson se arrestimi i Fredi Belerit është politik dhe se gjykata është e pafuqishme para pushtetit.

"Jemi të bindur që ai po mbahet politikisht në burg. Vendosën atë që kishin vendosur paraardhësit e tyre.  Kjo gjë është me urdhër, se këta s’kanë fuqi, s’janë të fortë para pushtetarëve" tha për gazetarët pas seancës, avokati Edmond Pepa.

Athina caktoi dy ministra për "Belerin'
Në këtë seancë ishte i pranishëm një avokat grek ndërsa nuk kishte përfaqësues nga Ambasada greke siç ka ndodhur herët e tjera. Ndërkohë Athina vijon ta ndjekë çështjen me prioritet. Gazeta greke 'Ekathimerini' shkruan se kryeministri grek ka caktuar ministrat e shtetit Makis Voridis dhe Stavros Papastavrou të merren me çështjen. Veçanërisht Voridis ka studiuar historinë e tensioneve etnike mes dy shteteve ka folur edhe me avokatët që mbrojnë Belerin, shkruan sot gazeta greke. 

Kërkesa e avokatit

Kërkesa e sotme e avokatëve për lirimin e Fredi Belerit është e disata prej arrestimit të tij më 12 maj 2023, 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit pasi u arrestua për blerjen e votave të 8 qytetarëve kundrejt 40 mijë lekëve.Gjykatat kanë refuzuar disa kërkesa të tij për lirim ndërsa autoritetet greke kanë dënuar arrestimin. Sipas avokatëve, Belerit i mohohet e drejta e betimit nëse ai nuk lirohet deri në mesin e muajit shtator kur ai humb mandatin. 

Në përditësim...

1692604120_WhatsAppImage20230821at9.46.29AM1.jpeg

Avokatët e Fredi Belerit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:05
Beleri u la në burg, Ministria e Jashtme greke: Vendimi i gjykatës në kundërshtim me ligjet e së drejtës evropiane

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së, që la sërish në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin. Në reagimin e ministrisë thuhet se vendimi i gjykatës është në kundërshtim me ligjet e së drejtës evropiane.

“Vendimi i sotëm i gjykatës shqiptare, e cila tre muaj pas arrestimit dhe burgimit të tij, rrëzon kërkesën për lirim të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri dhe pengon betimin e tij si kryetar i zgjedhur i saj, prezumimit të pafajësisë dhe respektimit të të drejtave politike të të gjithë qytetarëve. Është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me ligjet e së drejtës Europiane, të cilën autoritetet shqiptare duhet ta respektojnë rreptësisht”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Ora 11:26
Report TV mëson argumentin pse GJKKO nuk pranoi të lironte nga burgu Fredi Belerin

1692605748_Screenshot1.jpg

Report TV mëson pse gjyqtarja e GJKKO-së, Fjorela Davidhi nuk pranoi të lirojë nga burgu Fredi Belerin.

“Nuk jemi në kushtet për ndryshim të masës së sigurisë vetëm nëse e sheh të arsyeshme gjyqtari i themelit” thuhet në argumentin e vendimit të GJKKO-së.

Nga ana e tij Fredi Beleri mësohet se ka kërkuar lirimin për të shkuar për të bërë betimin si kryetar i zgjedhur i Himarës në zgjedhjet e 14 majit 2023. 

Ora 11:18
GJKKO rrëzon sërish Fredi Belerin, e lë në burg, avokati: Gjykata s’ka fuqi para pushtetarëve, kjo është bërë me urdhër të qeverisë

 

Avokati i çështjes Edmond Pepa, thotë se Fredi Beleri është lënë në burg nga GJKKO. Avokati i tij thotë se gjykata është e pafuqishme para pushtetit dhe ky vendim është bërë me urdhër të qeverisë.

Ai shton se nuk ka pasur asnjëherë një përgjim.

“Jemi të bindur që ai po mbahet politikisht në burg. Kemi bëre kërkesën brenda 31 korrikut dhe ajo duhej bërë pas 5 ditësh. Nuk lënë asnjë shpresë thonë kur të vi çështja në themel.

Përmbajtja e atyre akteve na bëri që të bëjmë këtë kërkesë, sepse më 31 korrik na vunë në dispozicuion në seri provash që ne si dinim. Caktimi i prokurorit të shkallës së parë që janë marrë vendim një ditë më pas. Duke qenë se aktet ne gjetën në dosje që duheshin marrë qëndrimit me Gjykatën...

Nuk ka pasur asnjëherë përgjim. Kjo gjë është me urdhër, se këta s’kanë fuqi, s’janë të fortë para pushtetarëve. Beleri kërkoi të drejtën e tij siç e kërkon gjithmonë, kuptohet nga gjykata u shkruajt bukur arsyetimi ku thanë se nuk plotëson kushtet.”- tha avokati i Fredi Belerit

Ora 10:16
FOTOLAJM/ Kërkon lirimin nga qelia, Report Tv siguron foto të Fredi Belerit në sallën e gjyqit në GJKKO

1692605678_fredibeleri.jpg

Report Tv ka siguruar një foto të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri në sallën e gjyqit.

Beleri po kërkon masë më të butë sigurie.