Avokatët e huaj në Tiranë për lirimin e Belerit, Juristi Jordan Daci: Show mediatik! Nëse Rama ndërhyn siç i kërkojnë bën vepër penale

Në prani të ambasadores greke në Tiranë dhe avokatëve të ardhur nga Athina për këtë çështje, gjykata e Apelit rrëzoi ditën e djeshme kërkesën e 6 në radhë për lirimin e Fredi Belerit kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës.

Avokati Jordan Daci i ftuar në "Studio Live" në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj tha prania e avokatëve të huaj në Tiranë ishte më shumë për show sesa për mbrojtjen e Belerit.

“Shumica e raportuan për nenin 3 dhe 10 që gjëja e parë që mendoj është po i nënshtrohet torturës por ky nuk është rasti. Ne jemi vend i lirë. Çdo njeri mund të marrë avokat mbrojtjës edhe të huaj veçse ligji këtu e kufizon që të huajt të bëjnë marrëveshje me një zyrë avokatie. Për të bërë politikë si avokatët që ishin në Tiranë do merresha me faktin që edhe gjykata greke ka dënuar shqiptarë . Që në fakt jo se s’ka ndodhur. Greqia është vend demokratik, nuk mund të themi që nuk është vend demokratik vetëm se ka ndodhur ndonjë incident”.

Apeli i palës greke ndaj kryeministrit Edi Rama për të liruar Belerin, sipas avokatit është pa sens. Nëse Rama ndërhyn, sipas Dacit do të bënte vepër të rëndë penale.

“Këta nuk janë avokatë sepse nëse do jenë avokatë e vetmja thirrje që mund t’i drejtojnë është gjykatës me shkresë. Nëse kemi mësuar parimet e shtetit të së drejtës me sokratin dhe Aristotelin, nuk mundet që ata të vijnë me filozofi të tjera te ne. Nëse kjo situatë do të ishte në Greqi do të ishte e ndryshme nga ne. Perkundrazi.  Në të gjithë ballkanin por edhe në disa vende të Evropës përfshirë Greqinë fatin e keq dominon arresti në burg për shumicën e veprave penale të kësaj kategorie”.

“Jo vetëm që qeveria s’ka përkundrazi Rama do të bënte vepër penale nëse ndërhyn. Kryeministri s’ka luajtur mendsh  që të bëjë vepër penale. Ligji jep kritere kur merren leje. S’ka të bëjë fare kryeministri”.

Sipas tij për Belerin po diskutohet vetëm politikisht dhe kjo ia ka rënduar edhe më shumë pozitën.

“Për Belerin po diskutohet vetëm politikisht, po e rëndojnë pozitën e Belerit”.

“Ngarkesa është e madhe për rastin se e ka ngarkuar zoti  Beleri dhe të tjerët. Uroj të marrë pafajësi. Ose t’i jepet Belerit detyra ose t’u jepet detyra që njerëzit të zgjedhin një person tjetër që të mos rrinë pa drejtues”, shtoi Daci.

Ambasadorja greke në Tiranë Eleni Sourani e cila ndoqi nga salla e gjyqit vendimin e Apelit të Posaçëm që refuzoi lirimin e Fredi Belerit për herë të gjashtë, nuk foli për mediat. Seanca u ndoq edhe nga një grup avokatësh grekë dhe francezë të cilët kanë mbërritur në Tiranë për çështjen Beleri. Javën e kaluar, GJKKO kaloi në gjykim dosjen e SPAK për Fredi Belerin, me akuzën e korrupsionit në zgjedhje ndërsa avokatët e tij thanë se do të paraqesin 60 dëshmitarë në gjyq. Beleri akuzohet se më 12 maj, ka dhënë 40 mijë lekë për votat e tetë qytetarëve të Himarës që të votonin pro tij në zgjedhjet e 14 majit. Pas seancës në apel, një qytetar protestoi ndaj avokatëve të Belerit dhe përfaqësuesve të tjerë që ndoqën gjyqin.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sokrat: 20/09/2023 05:04

    HAHAHAHAHAHAHAHA

    Përgjigju
  • XXX: 19/09/2023 22:47

    Te ashtuquajtur avokat vijne ne perkrahje te Fredi Belerit.Nuk e kuptoj se si na konsiderojne ne si popull e si komb.Ata qe vijn dhe ata qe i dergojne,harrojne se jemi vend demokratik dhe nuk kemi asnje nevoje t'i mesojme ligjet tona nga te huajt.Ata e dijne se Beleri eshte nje kriminel,qe ka vrare apo ka grisur flamurin tone duke ekspozuar ate te vorio epirit.Kush merr persiper ta mbroje esht me keq se Beleri.Qeveria jone dhe Edi Rama,duhet te mos e pranonin kandidaturen e tij dhe qe ne fillim te luftonin jo vetem kunder Belerit,por kryesisht armiqt tane,Berishen dhe Meten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024

Zbulohen profecitë e Baba Vangës për vitin 2025: Alienët me apokalips, ilaçi kundër kancerit dhe nanoteknologjia! Çfarë u realizuan dhe çfarë jo më 2024