Avokati Beqiri: Inspektorët e ILDKP-së i kërkuan 20 mijë euro gjyqtares për t'i justifikuar 58 mijë euro! Po këta kush i kontrollon?

Korrupsioni në sistemin gjyqësor është një plagë në shoqërinë tonë por që për avokatin Idajet Beqiri çështja është edhe më problematike duke ngritur një tjetër shqetësim, atë se kush do të kontrolloje ILDKPKI apo institucionet që merren me kontrollet e pasurisë së politikanëve dhe gjyqtarëve. I ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv , Beqiri tregoi një histori personale ku tha se para procesit të vettingut një gjyqtare i kishte thënë se ILDKPKI i kishte gjetur 58 mijë euro që nuk i justifikonte dhe inspektorët e ILDKP-së i kishin thënë që na jep 20 mijë dhe e rregullojmë këtë problem. Nisur nga ky rast avokati ngre një pyetje me vend ku thotë po këto institucione kush do i kontrollojë?

“Për mua problemi është se këto institucionet që kontrollojnë shtetin kush ka për ti kontrolluar. Po ju tregoj një rast personal para vettingut më thotë një gjyqtare më kanë ardhur këto të ILDKP-së më kanë gjetur 58 mijë euro që si justifikoj dot e më thane na jep 20 mijë euro se e rregulloj unë problemin”, tha Beqiri.

Avokati tha se SPAK duhet të hetojë tek gjyqtarët dhe prokurorët pasi do të dalin çudira të mëdha dhe se pa një sistem gjyqësor të pastër nuk mund të kemi hetim në strukturat e larta politike.

“Korrupsioni është një plagë e jashtëzakonshme dhe është aq i thellë sa shqiptarët do të çuditen vetë me çfarë do të dali në të ardhmen. Po nuk u pastrua gjyqësori nga korrupsioni nuk do të vemi dot në strukturat e larta të politikës. Këta prokurore do të dinë pastaj që për të mbrojtur vetën do të lehtësojnë situatën e politikës. Për të luftuar korrupsionin në politikë duhet të kemi një gjyqësor të pastër”, tha Beqiri.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ILDKPI: 12/02/2021 07:37

    Thuaje me emer Idajet.Kokonozi i ben keto pislliqe ne ILDKPI

    Përgjigju
  • vjosa: 11/02/2021 23:25

    DEGJONI SE C'FARE THOTE IDAJET BEQIRI,,,ILDKP DUHET TE SHKRIHET FARE SEPSE BEN KORRUPSION,,,DO TI MARRE LEKE GJYQTAREVE TE KORRUPTUAR PER TI PASTRUAR,,TURP........

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike