Avokati Beqiri paralajmëron kallëzim në SPAK ndaj Flamur Nokës: Përfitoi 50 milionë euro nga ‘afera e pasaportave’! I mori paratë bashkë me Berishën

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ka deklaruar se gjatë kësaj jave do të dorëzojë në SPAK një kallëzim penal ndaj deputetit të Rithemelimit, Flamur Noka për atë që e quajti ‘afera e pasaportave’.

Beqiri tha se në kohën kur ka qenë ministër i Brendshëm, Noka ka shkelur ligjin në kontratën për pasaportat dhe kartat e identitetit duke përvetësuar mbi 50 milionë euro. Sipas Beqirit, Noka ka bashkëpunuar me Berishën.

"Do ketë punë SPAK-u të merret këto ditë me të se do i shkojë kallëzimi penal për këtë aferë ndër më të rëndat.  Në aferën e pasaportave dhe kartave të identitetit buxheti i Shqipërisë ëshë zvogëluar me mbi 50 milionë euro sepse kontratën këta e bënë me një firmë private prej së cilës morën pjesën e vetë dhe ajo firmë private nuk duhej të qëndronte më shumë se 5 vite. Por këta thyen çdo ligj e normë. E përsëriten kontratën, e bënë edhe për 10 vite të tjera, në kohën kur Noka ishte ministër i Brendshëm. I ka bërë bashkë me Saliun, i morën lekët e kartave të ID dhe pasaportave. Dëmi financiar ishte mbi 50 milionë euro. Tallet me djersën e shqiptarëve, një kat atje tek pallati i digës së liqenit, ia jep Shkëlzen Berishës dhe katin tjetër e merr për vete. Thotë se e bleu 134 mijë euro por vlera reale është 1.2 milionë euro. Nuk është ky pastrim i parave të pista? Kjo është vepër penale e dukshme. Kjo do shkojë në SPAK shumë shpejt

Sipas Beqirit, nëse SPAK nis hetimet për këtë aferë, ndaj Flamur Nokës do të rëndojnë akuzat për korrupsion pasiv, shpërdorim detyrë në bashkëpunim dhe pastrim parash.

Ndër të tjera, avokati rrëfeu se pas kallëzimeve që ka bërë në SPAK ndaj Berishës, Metës apo Monika Kryemadhit, ka pasur kërcënime me jetë nga persona të ndryshëm. Madje kërkoi që SPAK të përshpejtonte ritmin e hetimeve dhe ta merrte në mbrojtje të posaçme. 

"Të mbash sehir në një situatë të tillë dhe të mos e ndjekësh krimin deri në fund, na pret neve që t'i cojmë kallëzimet. Kur ia cojmë kallëzimet minimumi të na marrë në mbrojtje nga këta kriminale që na mbytën me telefonata drejtpërdrejtë, na mbytën me kërcënime do të zhduk atë do të zhduk këtë"- zbuloi Beqiri. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:29
Bashkimi i Bardhit me Rithemelimin, Beqiri: Noka e ka bërë të flasë me vete për ngjarjen në Elbasan! Shantazhojnë njëri-tjetrin

Teksa foli për situatën më të fundit të krijuar në kampin opozitar, me bashkimin e grupit të deputetëve të Gazment Bardhit me Rithemelimin, avokati Idajet Beqiri tha se bëhet fjalë për interesa personale të personave që kanë pranuar të bashkohen me Berishën.

“Këta janë disa njerëz që janë niveli i ulët i politikës shqitpare, nuk kanë autoritet që t’u imponohen shqiptarëve si intelektualë apo politikanë vizionarë. Këta mbërthehen pas pantallonave të dikujt që konsiderohet si i rëndësishëm. Sipas këtyre i fuqishëm është Berisha që ka 5 veta pas vetes dhe duan të marrin ndonjë vend si deputetë. Futen dhe bëjnë hesape të tilla të marrin karrige deputeti por kanë edhe arsye të tjera”- tha avokati.

I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Beqiri tha se shkak për këtë bashkim është bërë shantazhi që të dyja palët i bëjnë njëra-tjetrës për çështje të ndryshme.

Gaz Bardhi është i bindur se është i varur nga Flamur Noka edhe ky i fundit është i varur nga Bardhi. Jam i bindur se nesër kur të hetohet cështja madje edhe një media do të përfundojnë pas hekurave minimumi për moskallëzim krimi. Flamur Noka e ka bërë të flasë me vete Bardhin që në momentin kur Bardhi shkoi për të publikuar dokumentet e vilës së Flamur Nokës në Gjirin e Lalëzit. Bardhi i ka të gjithë dokumentet se me cilat para është bërë ajo vilë 3-4 milionë euro. Në momentin që u mor vesh se do shkonte tek Fevziu, ia futën këmbët në një këpucë Bardhit, i kopsitën dosjen që është bashkëpunëtor në vrasjen e Xhuvanit në Elbasan. E detyruan të legenoset deri në fazën që të shkojë tek shtëpia e Berishës atje poshtë e të rijë si një qyqar”- u shpreh Beqiri.

Ora 19:27
Afera CEZ-DIA, Beqiri bën deklaratën e fortë: Po hetohen edhe 3 vrasje që janë kryer për të mbuluar korrupsionin

 

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, bëri deklaratën e fortë lidhur me aferën CEZ-DIA që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit 114 milionë euro dhe për të cilën është marrë në pyetje edhe kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Beqiri tha se hetimet për aferën kanë përfunduar por po hetohen edhe 3 vrasje të tjera të cilat sipas tij janë bërë për të mbuluar aferën e korrupsionit.

"Ka mbaruar CEZ-DIA. Por mund të ketë probleme të tjera. Jam i bindur se ka probleme që lidhen me vrasje të cilësuara për të mbuluar aferën e korrupsionit. 3 vrasje janë. Ka lidhje edhe me gjera të tjera. Por si shpërdorim detyre, si korrupsion pasiv, e ke të provuar diçka të tillë, me letër-porosi që kanë ardhur, me dosjen që e krijoi një komision parlamentar që është gati për gjykim. Atëherë pse nuk e çon në gjyq?”-u shpreh Beqiri.

Avokati shtoi se SPAK duhet të ketë hetime më të vrullshme që t’i përgjigjen nivelit të krimit.

Ora 19:11
Paralajmëroi kallëzim për Nokën në SPAK, Beqiri: Jam kërcënuar me jetë nga disa persona! Më kanë thënë ‘do të vëmë minat’

 

Pasi bëri me dije se këtë javë do të dorëzojë në SPAK një kallëzim penal ndaj Flamur Nokës për ‘aferën e pasaportave’, avokati Idajet Beqiri deklaroi në “Studio Live” në Report Tv se është kërcënuar me jetë nëpërmjet telefonatave nga persona të caktuar.

Duke kujtuar dosjet e kallëzimeve penale të cilat i ka dorëzuar në SPAK, Beqiri tha se Prokuroria e Posaçme duhet të veprojë më shpejt për hetimet, duke shtuar se duhet t'i caktohet mbrojtje e posaçme. 

“SPAK-ut i kanë shkuar këto informacione dhe në vend që të merret kaseta dhe të fillojë veprimtarinë BKH, aq më shumë se kur shikon se elementë të tillë pasi e kanë mbushur mirë xhepin me para janë gati të djegin parlamentin.

Të mbash sehir në një situatë të tillë dhe të mos e ndjekësh krimin deri në fund, na pret neve që t;i cojmë kallëzimet. Kur ia cojmë kallëzimet minimumi të na marrë në mbrojtje nga këta kriminale që na mbytën me telefonata drejtpërdrejtë, na mbytën me kërcënime do të zhduk atë do të zhduk këtë”- tha Beqiri.

Beqiri zbuloi se ka pasur kërcënime në telefon dhe në rrjete sociale nga persona të ndryshëm, për të cilët u shpreh se i ka me emra dhe mbiemra.

“Kam patur kërcënime në telefon, terrorizëm i vërtetë, më thonë do të vëmë minat ty. Me mesazhe dhe me emër e mbiemër i kam këtu. Jo vetëm 1 apo 2 po disa kriminelë. Mjafton t’i hapësh facebook-un aty janë tipikë kriminelë”- deklaroi avokati.  

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Per kinostudion: 14/02/2024 21:14

    O be qiri Kush te paguan se ti dallohesh se nga kush i merr leket ose te bajne presion ndoshta ste paguajne fare po nejse

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?