Avokati i Deputetit Kristian Demokrat Mark Frroku, Saimir Visha, i ka kërkuar Gjykatës së Lartë revokimin e arrestit në shtëpi për akuzën e kallëzimit të rremë. Sipas tij Mark Frroku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhë i është nënshtruar një terapie mjekësore në spitalin e burgut.

Por krejt e kundërta pasqyrohet në daljen publike të Frrokut menjëherë pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Lartë  e cila ka vendosur të lërë në burg deputetin kristian
demokrat Mark Frroku në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij për inskenim te atentatit ndaj deputetit Tom Doshi.

Deputeti Frroku shfaqet i qeshur, në humor dhe gjendje mëse të mirë shëndetësore.

Ai ka folur pak gjatë daljes nga gjykata, duke deklaruar se është i pafajshëm dhe do të vazhdojë betejën ligjore.
FRROKU
























































 Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)