Avokati Gjokutaj: Kërkuam revokim mase, vendimet e GJKKO të paarsyetuara! Do e dërgojmë në Gjykatën e Lartë dhe deri në ato ndërkombëtare, kallëzim dhe për arrestimin

Genc Gjokutaj, avokati i presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka quajtur të padrejtë edhe vendimin e Apelit të GJKKO-së ditën e sotme, që la në fuqi vendimin e shkallës së parë për arrest në burg. 

Ai deklaroi se do të ndjeki të gjitha procedurat e nevojshme me rekurs në Gjykatën e Lartë dhe instancat e tjera, teksa pohoi se kishte kërkuar revokimin e masës së sigurisë për mungesë provash. Gjokutaj e cilësoi arrestimin të qëllimtë, teksa paralajmëroi se këtë çështje do e dërgonte deri në Gjykatat Ndërkombëtare.

“Vendimet e shkallës së parë dhe Apelit janë të paarsyeturara. Ne kërkuam revokimin e masës dhe Gjykata na vuri në dispozicion vetëm dispozitivin dhe jo argumentet”, tha Gjokutaj ndër të tjera.

I pyetur për kërkesën e Metës se ishte dakord për sekuestrimin e pasaportës dhe lehtësimin e masës, Gjokutaj shpjegoi se Meta ishte në dijeni për procesin e tij dhe nuk përbënte rrezik për prishje provash, teksa lëvizjet jashtë shtetit i bënte i lirë. 

“Edhe Kodi i Procedurës Penale e ka të rreshtuar dispozitën nga arresti në burg, te detyrimi paraqitjeje. Meta ka qenë Kosovë atë ditë dhe e ka ditur procesin, s’ka as intimidim dhe as prishje provash. Janë justifikime të këtyre për të justifikuar arrestin. Ai ishte jashtë shtetit dhe nuk ka shkelur asnjë vendim. S’i kemi humbur shpresat, këta gjyqtarë do dëgjojnë, gjithë opozita është në burg dhe kjo s’është normale”, tha Gjokutaj para gazetarëve.

Në lidhje me një pyetje për Monika Kryemadhin për një shtrëngim mase të mundshëm, se si do ekzekutohej, Gjokutaj iu përgjigj me nëntekst ironik gazetarit:

“Ti qenke artist! Unë kam kërkuar revokimin e masës. Nuk mund t’i përgjigjem fantazisë tënde, vjen i papërgatitur, jam përpjekur edhe të ndihmoj, por s’më ke lënë shteg”.

Gjokutaj mohoi se Meta ka intimiduar trupën gjykuese apo SPAK.

“Ka dalë fjala e tij, i është përmbajtur fjalës së dalë, shpjegoi rrethanat e faktit, absolutisht nuk sulmoi. Një politikan, lider i opozitës që futet në burg, sigurisht do trajtojë edhe elementët politikë, por shpjegimi ka qenë shterues. Patjetër do i drejtohemi Gjykatës së Lartë, kjo është rruga, t’i shterojmë të gjitha, deri edhe ato Ndërkombëtare, por t’i kalojmë të gjitha shkallët këtu dhe më pas më tej”, shpjegoi avokati.

Ai denoncoi edhe operacionin e arrestimit nga Policia, që e cilësoi si shkelje dhe se do e kallëzonin. Teksa shpjegoi edhe historinë e bashkëshortes së Kastriot Ismailajt në lidhje me çështjen Cez-DIA.

“Meta ka qenë kryeparlamentar, i ka kërkuar takim, ka njoftuar Prokurorin e Përgjithshëm, është regjistruar procedura e Vojsavëa Ismailaj, sepse ajo mund të përdorej si mashë në proces, çështja është pushuar më tej. Pyesni Fatos Mahmutajn, ai ka bërë intervistën, e keni në Bruksel. Ne kërkuam paligjshmëri për këtë, por gjykata na dha vetëm dispozitivin, i shmangën se është patatja më e nxehtë, sigurisht do bëjmë një kallëzim denoncim për ndalimin e Ilir Metës, një ish-president që shoqërohej edhe me efektivë garde sipas ligjit dhe bëhet ai arrestim në mënyrë demonstrative”, tha Gjokutaj.


Lajmi kryesor:

Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas


A.Q/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë