Avokati i Llallës: S'ka asnjë procedim penal. Prokuroria e Durrësit: Po hetohet për 4 akuza

Në një kohë kur për ish kryeprokurorin Adriatik Llalla në media çdo ditë e më shumë flitet për hetim dhe arrestimin e tij, nga Gjermania ku ndodhet prej disa kohësh Adriatik Llalla ka zgjedhur të përballet me drejtësinë nëpërmjet avokatit.

Avokati i Llallës nga kjo e hënë është juristi Sokol Hazizaj i cili ka mohuar që ndaj Llallës të kenë një hetim. Hazizaj mohon që ndaj ish Kryeprokurorit të ketë një procedim të regjistruar pranë prokurorisë së krimeve të rënda.

Hazizaj ka pranuar se me anë të një prokurore është përzgjedhur nga ish kryeprokurori Llalla për ta mbrojtur ligjërisht dhe do ta përfaqësoja të edhe pranë kolegjit të posaçëm të Apelimit ku do të shqyrtohet nëse duhet apo jo të rihapet procesi i vettingut për Llallën.

Nuk jam njoftuar për procedim apo fillim hetimi për klientin tim. Sa kohë jam mbrojtës ligjor i tij, unë do të isha personi i duhur për t’u njoftuar për procedimin penal apo hetimin ndaj tij. Prokurën përmes së cilës ish-kryeprokurori ka lëshuar, kam tagrin për ta përfaqësuar. Do jem i pranishëm edhe në seancën e KPA, pasi është apeluar vendimi i KPK që ka pranuar dorëheqjen e Llallës nga radhët e drejtësisë.

Avokati i Adriatik Llalla Sokol Hazizaj

Pas largimit të Llallës nga posti i kryeprokurorit, Departamenti i Shtetit ndaloi publikisht hyrjen e Adriatik Llallës dhe familjes së tij në Shtetet e Bashkuara, me argumentin se “ka informacione për përfshirje të tij në raste domethënëse korrupsioni”. Nga ana e tij, Llalla reagoi në një media amerikane, duke thënë që “vendimi i Departamentit të Shtetit është marrë për shkak të keqinformimit me dashje që është bërë nga ambasadori Lu”.

Ndërkohë që disa javë pas vendimit të Departamentit të Shtetit, Prokuroria e Durrësit nisi hetimin ndaj Adriatik Llallës, për disa vepra që lidhen me pastrimin e parave. Tashmë kjo çështje i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Njetri: 16/04/2018 23:07

    Do kerkoj azil politik me gjermani prandaj rri atje

    Përgjigju
  • Faik: 16/04/2018 14:29

    LLalla do shkoj në të S shumë shpejt , dhe i ka ditët e numëruara ! Fletë ARRESTI është prerë nga PROKURORIA dhe janë më shumë se 10 Akuza qê e fundosin LLALLË Kriminelin

    Përgjigju
  • Fadil plhe gjoleka: 16/04/2018 13:41

    O turri kal o hir e thartuar po të afroin ditët që të shkosh te 7 penxheret s't mbron dot familja e degjeneruar e monës e like floriri dhe salhe kriminelit po i digjet dhe ati toka nën këmb o turri kal pa shkoll do paguash gjynafet e këti populli martir

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja