Avokati i Alda Klosit thotë se 400 mijë eurot e gjetura në banesën e pastrueses së Rozeta Dobit, nuk i përkasin ish-zyrtares. Në një deklaratë për mediat, pasi Gjykata pranoi masën ‘arrest me burg’, avokati tha se vetëm 120 mijë euro janë të Alda Klosit. Sipas tij, këto para kanë shkuar në shtëpinë e Klosit më 3 dhjetor dhe vëllai i tij i ka marrë hua nga një person në Shqipëri. Muho tha se kanë dorëzuar në Prokurori edhe kontratën e huadhënies dhe se këto para do i përdornin për kurimin e xhaxhit, të cilit do ja çonin në SHBA përmes një transferte bankare.
I pyetur se përse Klosi nuk i kishte deklaruar këto para, Muho tha se sipas ligjit kishte kohë deri në mars për ta bërë deklarimin e tyre.
“Nga vëllai i saj është paraqitur në prokurori një kontratë huadhënie e firmosur mes tij dhe një shtetasi të identifikuar me emër dhe mbiemër. Person që kryen nëj aktivitet të ligjshëm në vendin tonë. Kanë nënshkruar një deklaratë përmes së cilës i janë dhënë hua 125 mijë euro për nevojët e kurimit të xhaxhit. Këto para janë marrë që na datën 1 nëntor, në fund të tetorit xhaxhi është diagnostikuar me tumor në mushëkri. Për shkak të faktit që ky nuk është i siguruar atje, shpenzimet do mbuloheshin nga familjarët, u gjetën paratë, janë mbajtur në shtëpinë e nuses së xhaxhit, këto para i janë rikthye Aldës dhe familjes së saj me synimin që të transferohen në Amerikë sipas sistemit bankar. Nuk duhej ti deklaronte, e ka detyrim ligjor ta bënte deri në mars të vitit pasardhës. Nuk është pyetur për këto detaje dhe s’ka pasur si të japë sqarime. Më pas i ka dhënë vëllai kur është pyetur. Do kishte kontradiktë nëse do ishin pyetur të dy. Lekët janë për xhaxhin, se kishte nevojë të përballonte shpenzimet në Amerikë. Paratë kanë shkuar të Alda Klosi më 3 dhjetor. Do i dërgonte sipas sistemit bankar. Do gjendej mënyra se si do ti transferonte.
Lajmi kryesor:
Pastruesja tha se i mori 520 mijë euro në shtëpi, burg ish-zyrtares Alda Klosi! Avokati: Dobi gënjen, prokuroria mbështetet në dëshmi të rreme
SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
43.3%
-
I keq
20.6%
-
As i mirë as i keq
36.2%
Vota total: 141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit
25 Dhjetor, 21:16
-
Vetëvrasja e Mehmet Shehut para 43 vjetësh, dëshmia e ish-punonjëses së vilës: Kërkoi një kafe dhe një gotë ujë! Ngjarjen e mora vesh kur…
25 Dhjetor, 20:56
-
Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë
25 Dhjetor, 20:04
-
E rëndë në Kamëz, 55-vjeçari bie teksa punonte në pallatin në ndërtim, përfundon në spital! Hetime për shkaqet dhe kushtet e sigurisë
25 Dhjetor, 16:00
-
2-vjeçari me tumor 10 ditë pa kimio se nuk kishte ilaç në QSUT, Ministria e Shëndetësisë e gjen pas presionit mediatik! Burime: ‘Actinomycin D’ mungonte në treg prej 2006
25 Dhjetor, 15:47
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Korporata Investimeve Shqiptare: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Sondazhi i Report Tv/ PS fiton Tiranën me 18 mandate, PD 11! 8 deputetë nga partitë e reja! Në Durrës socialistët fitore të thellë, marrin dhe Dibrën e Lezhën! Garë e fortë në Shkodër
25 Dhjetor, 07:51
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01