Pastruesja tha se i mori 520 mijë euro në shtëpi, burg ish-zyrtares Alda Klosi! Avokati: Dobi gënjen, prokuroria mbështetet në dëshmi të rreme

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën ‘arrest me burg’ për ish-zyrtaren Alda Klosi. Seanca u mbajt ditën e sotme, por Klosi nuk ishte e pranishme pasi ndodhet e shtruar në QSUT prej ditës së shtunë, pasi ka shfaqur probleme kardiake. Para togave të zeza u paraqit vetëm avokati mbrojtës. Klosi mbrohet nga Ilirjan Muho, ish përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim (sot Partia e Lirisë) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por ka mbajtur edhe poste siç është ai i drejtorit të ish ZQRPP (Hipotekave).   

Pas mbarimit të seancës, Muho mbajti një deklaratë për mediat, në të cilën ‘zhveshi’ nga përgjegjësitë e 400 mijë eurove Alda Klosin dhe ja ‘faturoi’ ato pastrueses Rozeta Dobi, ndonëse kjo e fundit në deklarimin e fundit ka thënë se të gjithë shumën mbi 500 mijë euro ja ka lënë Alda Klosi për t’i ruajtur. Avokati tha se vetën 120 mijë euro janë Alda Klosit. 

Muho pretendon se deklarimi i fundit i Dobit është një gënjeshtër, duke thënë se nëse Klosi do t’ia kishte lënë paratë për t’i ruajtur përse është hapur kasaforta dhe më pas bashkë me djalin e saj e ka hedhur atë në kosh. Avokati thotë se Prokuroria po mbështetet në një deklarim të rremë, pasi kjo ishte e vetmja provë që paraqiti sot para trupës gjykuese. Ai e quan gënjeshtër, pasi sipas Dobi është marrë në pyetje katër herë dhe ka dhënë versione të ndryshme për ngjarjen, njëherë ka pranuar se i ka vjedhur paratë të Klosi dhe më pas ka thënë se ia ka dhënë Klosi për t’i ruajtur.  

“Pati debat të gjatë në këtë seancë, prokuroria paraqiti si provë një deklaratën e dhënë nga Rozeta Dobi, e marrë më datë 3 shkurt. Është hera e katërt që merret në pyetje dhe ka dhënë versione të reja për ngjarje. Gënjeshtër”, tha avokati.

I pyetur mbi origjinën e parave, Muho tha se 120 mijë eurot Klosi i kishte për kurimin e xhaxhait i cili ndodhet në SHBA dhe është diagnostikuar me tumor. Ai tha se këto para i ka marrë vëllai i Klosit hua nga një person në Shqipëri, të cilët së bashku kanë firmosur edhe një kontratë huadhënie, e vendosur tashmë në dispozicion të Prokurorisë.

Avokati tha se këto para do t’i dërgonin xhaxhait përmes një transferte bankare dhe pyetjes se përse Klosi nuk i kishte deklaruar, Muho iu përgjigj duke thënë se sipas ligjit kishte kohë deri në mars, pasi këto para janë marrë në nëntor.

"Kanë nënshkruar një deklaratë përmes së cilës i janë dhënë hua 125 mijë euro për nevojën e kurimit të xhaxhit", u shpreh ai.

Në fund, avokati tha se Klosi ka dy fëmijë te mitur, për të cilët duhet të kujdeset, pasi është e divorcuar dhe kujdestarinë e ka si-zyrtarja. Ndërkohë, ai tha se ka edhe nënën e verbër, e cila ka mbetur pa kujdes.

Kujtojmë se që prej ditës së shtunë ish-zyrtarja Alda Klosi është shtruar në spital për shkak të problemeve kardiake. Ajo u shtrua një ditë pasi u arrestua nga policia nën akuzën për pastrim parash, mosklarim e fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para grupit hetimor. 

Arrestimi i Klosit erdhi pasi pastruesja Rozeta Dobi që vodhi paratë në shtëpitë e saj pranoi të bashkëpunojë me drejtësinë, duke deklrauar se ka marrë nga shtëpia e ish zyrtares 520 mijë euro plus sendet me vlerë.

Çfarë kishte marrë nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi në shtëpinë e Alda Klosit: 
7 Janar
Në njoftimin e parë të bërë nga policia datë 7 janar, thuhet se Rozeta Dobi së bashku me djalin e saj kanë vjedhur në shtëpinë e Alda Klosit shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro. Gjatë kontrollit të banesës së nënë e bir, janë gjetur 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura.

8 Janar
Në vijim të këtij operacioni, në 8 janar, policia bëri një njoftim të dytë ky deklaroi se në shtëpinë e Rozeta Dobit janë gjetur dhe sekuestruar edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri. Në njoftim nuk specifikohet se këto para i përkasin Alda Klosit, por ka qenë dëshmia e pastrueses e cila ka konfirmuar se i ka marrë te shtëpia e saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:47
Avokati i Alda Klosit: 400 mijë eurot nuk janë të saj! 120 mijë eurot i kishte lënë xhaxhai, do ja dërgonte me bankë për kurimin në SHBA

Avokati i Alda Klosit thotë se 400 mijë eurot e gjetura në banesën e pastrueses së Rozeta Dobit, nuk i përkasin ish-zyrtares. Në një deklaratë për mediat, pasi Gjykata pranoi masën ‘arrest me burg’, avokati tha se vetëm 120 mijë euro janë të Alda Klosit. Sipas tij, këto para kanë shkuar në shtëpinë e Klosit më 3 dhjetor dhe vëllai i tij i ka marrë hua nga një person në Shqipëri. Muho tha se kanë dorëzuar në Prokurori edhe kontratën e huadhënies dhe se këto para do i përdornin për kurimin e xhaxhit, të cilit do ja çonin në SHBA përmes një transferte bankare.

I pyetur se përse Klosi nuk i kishte deklaruar këto para, Muho tha se sipas ligjit kishte kohë deri në mars për ta bërë deklarimin e tyre.

“Nga vëllai i saj është paraqitur në prokurori një kontratë huadhënie e firmosur mes tij dhe një shtetasi të identifikuar me emër dhe mbiemër. Person që kryen nëj aktivitet të ligjshëm në vendin tonë. Kanë nënshkruar një deklaratë përmes së cilës i janë dhënë hua 125 mijë euro për nevojët  e kurimit të xhaxhit. Këto para janë marrë që na datën 1 nëntor, në fund të tetorit xhaxhi është diagnostikuar me tumor në mushëkri. Për shkak të faktit që ky nuk është i siguruar atje, shpenzimet do mbuloheshin nga familjarët, u gjetën paratë, janë mbajtur në shtëpinë e nuses së xhaxhit, këto para i janë rikthye Aldës dhe familjes së saj me synimin që të transferohen në Amerikë sipas sistemit bankar. Nuk duhej ti deklaronte, e ka detyrim ligjor ta bënte deri në mars të vitit pasardhës. Nuk është pyetur për këto detaje dhe s’ka pasur si të japë sqarime. Më pas i ka dhënë vëllai kur është pyetur. Do kishte kontradiktë nëse do ishin pyetur të dy. Lekët janë për xhaxhin, se kishte nevojë të përballonte shpenzimet në Amerikë. Paratë kanë shkuar të Alda Klosi më 3 dhjetor. Do i dërgonte sipas sistemit bankar. Do gjendej mënyra se si do ti transferonte.

Ora 13:43
U la në burg, avokati i Alda Klosi: Ka dy fëmijë të mitur në kujdestari dhe duhet të kujdeset për nënën e verbër

 

Avokati i Alda Klosit thotë se deklarata e Rozeta Dobit në prokurori është një gënjeshtër dhe se paratë që janë marrë në banesën e ish-zyrtares janë të xhaxhait të saj i cili i donte për kurim në SHBA. Sipas avokatit, Ilirjan Muho, Alda Klosi ka në kujdestari 2 fëmijë të mitur dhe duhet të kujdeset për nënën e saj të verbër.

‘Alda Klosi ka në kujdestari dy fëmijët e mitur dhe nënë e verbër për të cilën nuk dihet se kush do të kujdeset. Janë deklarime të pavërteta ato që janë thënë. Ajo është e sëmurë nën kontrollin e mjekëve. Nuk pati verifikim, thjeshtë u konstatua gjendja e saj shëndetësore. Prokuroria po kryen veprimet.  Në rast se këto deklarime të dhëna prej saj do të dalin si të pavërteta çfarë do të ndodhë! Në momentin e parë që ka mbërritur në shtëpi ka njoftuar policinë. Ajo ka konstatuar se i mungonin disa sende siç ishin bizhuteritë apo sende të saj personale. Nuk mund të ishte një person i besuar. Më vjen keq që prokurori mendon se Alda Klosi i ka dhënë 500 mijë euro pastrueses. Prokuroria përdor si deklarim vetëm atë që thotë Rozeta Dobi.  Telefonin nuk ia ka sekuestruar.’- u shpreh Muho.

 

Ora 13:37
Avokati i Alda Klosit: Deklarimi i pastrueses është gënjeshtër! Nëse do ia kishte lënë paratë për t’i ruajtur përse e hapi kasafortën dhe e hodhi në kosh

Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho ka folur pasi Gjykata la në burg ish-zyrtaren. Muho thotë se deklarimi i pastrueses Rozeta Dobi se paratë Alda Klosi ja kishte lënë paratë për t’i ruajtur është një gënjeshtër. Në deklaratën për mediat ai pretendon se deklarimi është pavërtetë duke thënë se nëse Klosi ja kishte lënë paratë për t’i ruajtur përse u hap kasaforta dhe më pas e hodhën në kosh.

Ai tha se Dobi ka thënë disa herë deklarime me versione të ndryshme, njëherë pranoi fajin dhe tashmë po ia hedh atë Alda Klosit. Sipas tij, Dobi gjithçka po e bën që të marrë një pozitë me të lehtësuar për djalin e saj.

“I keqardhur nga vendimi. Vendim i cili vlerësoi të ligjshëm veprimtarinë e prokurorisë deri më tani dhe caktoi arrest me burg. Pati debat të gjatë në këtë seancë, prokuroria paraqiti si provë një deklaratën q dhënë nga Rozeta Dobi, i marrë më datë 3 shkurt. I ka dhënë një vlerë të paracaktuar këtij diel, është hera  e katërt dhe ka dhënë versione të reja për ngjarje. Gënjeshtër. Nëse do ishte kështu ka disa pyetje që u bënë se seancë. Nëse do ishte kështu si është e mundur që kasaforta që i është dhënë për ta mbajtur për ruajtje, si është hapur dhe është heshtur në koshin e plehrave. Nëna dhe djali në momentin e arrestimin kanë mbajtur të njëjtin qëndrim dhe kanë pohuar vjedhjen e banesës së Alda Klosit. Nëse do pranonim që është e vërtet ka një pyetje, mes Alda Klosit dhe Dobit do kishte një marrëveshje si është e mundur që janë gjetur edhe sende të tjera të vjedhura në banesa të tjera. Këto deklarime janë deklarime që pohojnë se kemi të bëjmë me një shtetase që ka një qëllim të caktuar që bën një deklarim të tillë. Të lehtësojë sado pak pozitën saj dhe të përfitoj sado të jetë e mundur një pozitë më të lehtësuar për djalin e saj se është zënë me presh në duar duke vjedhur”, tha ai.

Ora 13:19
Alda Klosi lihet në burg, nuk ishte në seancë për shkak të problemeve kardiake! Akuzohet për pastrim parash e fshehje pasurie

Ish-zyrtarja Alda Klosi është lënë në burg. Gjykata ka pranuar kërkesën ‘arrest me burg’, ndërsa vetë Klosi nuk ishte e pranishme në seancë pasi është e shtruar në spital për shkak të problemeve kardiake.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/02/2023 01:35

    Te dyja genjejne dhe po bien me keq brenda.Xhaxhai pa inshurence kerkon kurim per kancer dhe ku, ne vendin me sist.shendetsor me te shtrenjte ne bote?! Pa inshurence, vetem te therrasesh ambulancen qe te shkosh ne urgjence kushton 3000 $ per te mos thene shpenzimet e tjera.Kurse xhaxhai i kesaj vuan nga kanceri.120000 euro nuk mjaftojne per asgje.Ne kete rast, nese vertet kemi te bejme me marrje-dhenie borxhi bazuar mbi nje arsye te justifikuar,duket qe te dyja palet as e kane idene per rrezikshmerine ku e kane futur veten duke firmosur kete kontrate.Dhe pervec kesaj kur i transferon ne banke,bankat ne U.S kur dergon mbi limitin e lejuar,lajmerojne IRS qe te mban mijera dollare si takse.Personalisht mendoj qe e gjitha kjo /kontrate/eshte sajuar per t'i hedhur hi syve hetuesise.

    Përgjigju
  • Andi: 07/02/2023 13:47

    Hajde Ilirian Muho hajde. Ish drejtori i përgjithshëm i hipotekës, hajdut me PHD, mbron hajduten me master shkencor

    Përgjigju
  • 3D: 07/02/2023 13:39

    Nga një manipuluese shtetrore të vidhen mbi 0.5mil.€ e të mos i heton kjo është e pa besushme hajdutja pastruse absolut gënjenë

    Përgjigju
  • Beni: 07/02/2023 12:03

    Po ishte ben micko me zavalanin trup gjykues, marrin leket dhe s'bejne asnje dite burg ! Jane 1-sh korrupsioni, se marr vesh ku eshte vetingu, apo si ben dot vetingu kto se i ka detyrime natasha h

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim