Avokati i dehur Bashkim Hoxha i çon
SMS kërcënuese Ramës, arrestohet
Avokati Bashkim Hoxha është vënë sot në pranga nga Policia e Tiranës, ndërsa prokuroria e kryeqytetit e cila ka nisur procedimin penal ndaj tij do të hetojë në lidhje me një mesazh kërcënues dërguar kreut të qeverisë në orën 04:00 të mëngjesit të 28 nëntorit, ditën e 102-vjetorit të pavarësisë. Pas sms së parë kanë vijuar edhe 7 të tjera.
TIRANE – Kryeministri Edi Rama është kërcënuar nga avokati Bashkim Hoxha, përmes mesazheve telefonike. Avokati është vënë në pranga nga Policia e Tiranës më datë 29 Nëntor rreth orës 23:30, ndërsa prokuroria e Tiranës e cila ka nisur procedimin penal ndaj tij do të hetojë në lidhje me një mesazh kërcënues dërguar kreut të qeverisë në orën 04:00 të mëngjesit të 28 nëntorit, ditën e 102-vjetorit të Pavarësisë.
Avokati Bashkim Hoxha mësohet t’i ketë dërguar ditën e djeshme një SMS kryeministrit Edi Rama, duke i vënë në dukje se kërkon t’i ngjajë dhe të marrë famën e figurës së Ismail Qemalit dhe Isa Boletinin, në mënyrë që fotoja e tij të shpërndahet në gjithë botën. Në SMS, avokati e lëvdonte punën e Edi Ramës dhe se “për të fama e Boletinit dhe Qemalit shumë shpejt do të vinte”. Ky mesazh ka mbërritur në mesnatë, dhe se pas kësaj ka reaguar Rama duke e marrë në telefon avokatin Bashkim Hoxha.
Rama, i ka kërkuar se kush ishte dhe se pse e shqetësonte me SMS në mesnatë, duke pasur një bisedë disa minuta me avokatin Hoxha.
Ky i fundit ka qenë në gjendje të dehur dhe i trishtuar nga përgjigjja që kishte marrë nga kryeministri, ka vendosur t’i dërgojë atij jo një por 8 SMS kërcënuese, duke e fyer rëndë deri tek nderi i familjes. Fill pas kësaj, Rama ka njoftuar policinë e cila ka kryer arrestimin e avokatit Bashkim Hoxha.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua telefoni celular i markës “Samsung”, i avokatit Hoxha.
Avokati Bashkim Hoxha do të dalë nesër para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Emri i avokatit Hoxha është i njohur për mbrojtjen ndaj Dritan Dajtit, të dënuar për vrasjen e 4 policëve në Durrës në vitin 2009.
Hoxha: Doja ta komplimentoja, por isha i dehur, s'mbaj mend asgjëPor para hetuesve, Bashkim Hoxha, i cili prej një viti nuk ushtron më profesionin e avokatit, ka thënë se donte të komplimentonte kryeministrin për arritje, dhe jo ta kërcënonte.
“Doja ta komplimentoja kryeministrin Rama për arritjet, dhe s’kisha asnjë qëllim ta kërcënoja. Por s’mbaj mend pasi kam qenë i dehur”, mësohet të ketë thënë Hoxha para hetuesve.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
17.2%
-
Të gabuar
81.1%
-
Nuk e di
1.8%
Vota total: 169
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkon lirimin nga burgu, Dritan Dajti i drejtohet me një tjetër kërkesë Gjykatës së Elbasanit
20 Gusht, 12:56
-
I dënuar përjetë për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti kërkon lirinë! Seanca në Gjykatën e Elbasanit shtyhet në shtator! Avokatët kërkojnë kohë
30 Korrik, 12:35
-
VIDEO EKSKLUZIVE/ I lidhur me policin me pranga, Dritan Dajti lë qelinë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës
27 Korrik, 14:05
-
Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit, në gjyq me videokonferencë: Me sa vendime po mbahem unë në burg në këto momente’
23 Korrik, 15:29
-
Vrau katër policë, shtyhet seanca për Dritan Dajtin në gjykatën e Elbasanit! Merr pjesë nëpërmjet një video konference! Burgjet: Kemi frikë se arratiset
15 Korrik, 14:06
-
Vrau katër policë, Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit! Avokati: Nëse kanë frikë ta sjellë RENEA në gjyq, Gjyqtarja: E ndjek me video nga burgu i Peqinit
11 Korrik, 11:06
-
Dritan Dajti letër drejtorit të burgut të Peqinit: Nis procedurat e lirimit, dënimin e mbylla më 4 korrik! Pak ditë më parë Gjykata e Lartë i riktheu 'burgun përjetë'
5 Korrik, 13:13
-
Vrau katër policë, rikthehet burgimi i përjetshëm për Dritan Dajtin! Gjykata e Lartë zhbën vendimin e Apelit që e dënoi 25 vite
11 Qershor, 13:31
-
Vrau 4 policë në 2009,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Dritan Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simon
7 Qershor, 12:48
-
Vrau 4 policë në 2009, Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë për Dritan Dajtin, Gjykata e Lartë shtyn seancën, zëvëndësohet gjyqtari
4 Qershor, 11:12
-
Vrau 4 policë në 2009, Gjykata e Lartë vendos më 4 qershor për Dritan Dajtin! Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë
15 Prill, 13:09
-
Apeli lë në fuqi vendimin, Dritan Dajti përfiton 1 vit ulje dënimi
26 Qershor 2023, 13:33