TIRANË - Arianit Roshi, Avokati i biznesmenit të ndërtimit, Hajredin Fratari, në një lidhje telefonike për A1 Report ka mohuar deklaratën e deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka se arrestimi ka qenë politik dhe se 72-vjeçari po trajtohej jo në mënyrë njerëzore.
Sipas Roshit arrestimi i klientit të tij nuk ka prapavijë politike, ndërsa sqaron se arrestimi ka ardhur pas përfundimit të afatit të lejes, ai thekson se është bërë një kërkesë për zgjatjen e afatit dhe në momentin që Fratari është ndaluar nga policia, asnjë punonjës nuk ishte duke punuar.
Intervista e plotë e Arianit Roshit gjatë lidhjes telefonike me A1 Report
Më parë ka qenë një grup i PD në komisariatin nr 1 duke deklaruar se zoti Fratar se është trajtuar në një mënyrë jo njerëzore?
Kam pasur kontakte me zotin Fratar nuk mendoj se një deklaratë e tillë qëndron. Pasi nga kontaktet që kam pasur më ka rezultuar se zoti Fratar është një gjendje shumë të mirë, ai ka marrë të gjithë mjekimet e nevojshme. Është trajtuar normalisht nuk ka absolutisht asnjë shkak apo arsye për të menduar se ka qenë një trajtim jo mirë.
Zoti Fratar akuzohet për ndërtim të paligjshëm, ju jeni njohur me dokumentacionin në fjalë dhe si janë gjasat kundrejt kësaj akuze?
Absolutisht unë jam njohur me dokumentacionin, është një akuzë e pabazuar në bazë të dokumentacionit që më është vënë mua në dispozicion, rezulton se zoti Fratar ka qenë i pajisur me leje, është i pajisur me leje. Ai ka formularin 4 që është praktikisht leja e ndërtimit. Ajo që duhet të konstatojmë është se momentalisht ka përfunduar afati i lejes, por është bërë një aplikim për zgjatjen e lejes, duhet theksuar se në momentin që është bërë ndalimi i zotit Fratar, firma nuk ka qenë duke kryer punime. Punëtorët kanë qenë në objekt, ashtu siç kanë detyrimin që të mblidhen çdo ditë, por nuk kanë qenë duke punuar, deri në pritjen e aprovimit të zgjatjes së lejes.
Por e theksoj ndërtimi është një ndërtim me leje dhe ne jemi gati të vendosim të gjithë dokumentacionin në dispozicion. Për këtë arsye gjykojmë se masat e marra nga policia kanë qenë të gabuara, kanë qenë të pabazuara. Gjykojmë se kjo situatë do të sqarohet shumë shpejt. kemi bindjen se shumë shpejt zoti Fratar do të çlirohet nga çdo akuzë e ngritur deri tani.
A ka ndikim politika në arrestimin e zotit Fratar?
Dua të bëj një deklaratë e cila është opinioni i zotit Fratar dhe Familjarëve të tij. Në opinionin tonë nuk kemi asnjë arsye dhe asynjë shkak për të menduar se jemi përpara një presioni politike apo një prapavijë politike në këto veprime. Ne gjykojmë se policia po bën punën e vetë, por në këtë rast e ka tepruar pak me veprimet e saj, pasi siç e theksova i gjithë objekti është me leje dhe kjo gjë ka për t’u sqaruar, jemi përpara kushtit ku jemi para një ndërtimi të ligjshëm, me sqarimin e kësaj besoj se do bjerë çdo akuzë dhe nuk besoj se zoti Fratar do ketë probleme të kësaj natyre
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO