Avokati i Ermal Hoxhës, nipit të diktatorit Enver Hoxha në fund të seancës gjyqësore që u mbyll me shtyrje për shkak të gjendjes shëndetësore, jo të mirë të një gjyqtareje, ka zgjedhur të bëjë shaka me gjykatën, kur erdhi moment të përcaktimit të datës së radhës për të zhvilluar gjykimin ndaj të pandehurve të dosjes “Xibraka”.
 
Në fund të gjykimit relatori i çështjes deklaroi dhe pyeti avokatët se kur ishte më mirë e përshtatshme për ta, që të zhvillohej séance e radhës.
 
Por avokati i Ermal Hoxhës, Kosta Basha i tha gjykatës se në çdo ditë të mundshme, përveç datës 11 prill, pasi klienti i tij e ka ditë zie.
 
Kjo deklaratë e tij e thënë me shaka, solli të qeshura në sallën e gjyqit si nga avokatët, prokurorët por edhe gjyqtarët.
 
11 prilli është dita kur ka ndërruar jetë diktatori komunist Enver Hoxha. Ky i fundit është gjyshi i Ermal Hoxhës.


dy.b/shqiptarja.com