Avokati i Popullit: Shumë shpejt
do propozojmë martesat gay

Avokati i Popullit: Shumë shpejt<br />do propozojmë martesat gay
TIRANE- Institucioni i Avokatit të Popullit shumë shpejt do t’ju propozojë instancave shtetërore lejimin e martesave ndërmjet personave të së njëjtës gjinie seksuale.

Këtë ka shprehur gjatë ditës së sotme Avokati i Popullit, Igli Totozani, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Komiteti Europian Ekonomik dhe Social, ku merrnin pjesë dhe përfaqësues të shoqërisë civile, OJF-ve dhe grupeve vunerabël.

Totozani tha se ky veprim do të shërbejë si një shembull pozitiv jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan.

 “Një zëvendësministër përpara se të shpallnim nga zyra jonë se do të zhvillonim paradën e krenarisë, u ngrit dhe tha që “ne do t’i marrim gay-t me hu”. Sot gjërat kanë ndryshuar. Kanë ndryshuar për mirë. Pra unë shoh njerëz, edhe në komentet që bëhen në blogje në “Facebook”, dhe janë vërtet ndryshe. Janë aq ndryshe, sa që unë nuk e di se çfarë po më mban, ndoshta vetë shoqata po më mban, që si institucion i Avokatit të Popullit, sa më shpejt të propozojmë martesën. Dhe do ta bëjmë këtë gjë. Le të jemi një shembull pozitiv në Shqipëri dhe në Ballkan”, u shpreh Totozani.

Avokati i Popullit më tej, në fjalën e tij është ndalur edhe tek problematikat me të cilat përballen kategoritë në nevojë, personat me aftësi të kufizuar dhe komuniteti rom. Totozani tha se ditën e hënë, institucioni i Avokatit të Popullit do t’i paraqesë Kuvendit një raport, në të cilin pasqyrohet jeta reale e famijeve rome dhe kushtet e tyre të jetesës.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

Fitorja e mundshme e Le Pen/ Demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë