Avokati i Popullit: Sistemi
shëndetësor s’ka cilësi

Avokati i Popullit: Sistemi<br />shëndetësor s’ka cilësi
TIRANE - Avokati i Popullit, pas momitorimit që ka bërë në spitalet e vendit, i ka dërguar një raport ministrit të Shëndetësisë Halim Kosova, për gjendjen e spitaleve në vend. Në raport thuhet se në sistemin publik shëndetësor nuk ofrohet cilësi, standarde dhe nevojat e kërkuara nga qytetarët. Sipas Avokatit të Popullit, problematike është infrastruktura dhe mungesa e medikamenteve.

"Problematika është e gjerë, që ka lidhjen me infrastrukturën, me mungesën e medikamenteve, me specializimin e stafit, me trajtimin e të sëmurëve, pra me një sërë problematikash, të cilat janë shumë të rëndësishme.

Nëqoftëse do të donit t'ua përmblidhja në një pikë, në sistemin tonë shëndetësor ka probleme me standardet, me cilësinë dhe me nevojat e një shërbimi shëndetësor të përshtatshëm dhe të denjë për qytetarët shqiptarë", tha Totozani.

Nga monitorim i bërë dhe nga ankesat e qytetarëve të mbërritura në zyrën e Avokatit të Popullit, ku thuhej se ka pasur mungesa të shumta në ilaçe, ku më e theksuar kjo është te Shërbimi Onkologjik.

"Medikamentet në Shërbimin e Onkologjikut, pra për të sëmurët që vuajnë nga sëmundje të rënda, nuk janë të mjaftueshme dhe investimi shtetëror në këtë drejtim është pothuajse përgjysmuar, nga 5.6 milionë që ka qenë në 2009, sipas të dhënave që disponojnë ekspertët tanë, ka zbritur në 2.7 milionë dollarë.

Ndërkohë që kemi pothuajse një dyfishim të këtyre sëmundjeve, gjë që e bën emergjente dhe kërkesa jonë në mënyrë të veçantë për këto medikamente është emergjente dhe presuese ndaj institucionit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe gjithë organeve të tjera që përbëjnë autoritetet rregulluese në sistemin e shëndetësisë.

Eshtë një gjendje e papranueshme", thotë Totozani. Në raport thuhet se furnizimi me medikamente është urgjente, aq më tepër për pacientët e Onkologjikut. Sipas Avokatit te Popullit, mungesa e tyre përbën shkelje të të drejtës sanksionuar në Kartën e të Drejtave të Pacientëve.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 14.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det! Do i vendosnin tritol anijes së 'Finikas Lines', ishin konkurentë të linjës Sarandë-Korfuz

Del fotoja e mikut të biznesmenit që vdiq det! Do i vendosnin tritol anijes së 'Finikas Lines', ishin konkurentë të linjës Sarandë-Korfuz