Pierre Prosper
Avokati amerikan i Hashim Thaçit në gjyqin e Hagës, Pierre Prosper, kritikoi Prokurorinë gjatë seancës, duke e cilësuar qasjen e saj si arrogante dhe pa respekt ndaj dëshmitarëve ndërkombëtarë.
Reagimi erdhi pasi Prokuroria kishte vënë në dyshim peshën e dëshmive të disa diplomatëve dhe zyrtarëve të huaj, duke thënë se ata kishin informacione të kufizuara.
Prosper tha se kishte folur me një diplomat të lartë dhe se komentet e Prokurorisë për shtatë dëshmitarë ndërkombëtarë ishin fyese për profesionin e tyre. Sipas tij, ata kishin qenë në Kosovë me mision për paqe, kishin mbledhur informacione nga burime ushtarake e civile dhe kishin bërë vlerësime mbi bazë faktesh.
"Të nderuar zotërinjë duhet ta shikojmë ndryshe këtë çështje, sepse këto komente tregojnë arrogance, mungesë respekti, i cili ka qenë e pranishme qysh nga fillimi. Të rrëzosh përvojat dëshmitë e këtyre profesionistëve, të cilët kanë pasur për detyrë të shkojnë, të analizojnë situatat, të shikojnë ngjarjet. Për mua është gjest dëshpërimi. Nuk është për t’u habitur që qeveritë dyshojnë në besueshmërinë e tribunaleve ndërkombëtare, sepse kur vet profesionistët dalin e tregojnë çfarë ka ndodhur, e deklaratat e tyre hidhen poshtë, kjo është problematike”, Këto tribunale janë mjet, instrument, i sistemit të rendit ndërkombëtar, personat që kanë qenë para jush janë pjesë e këtij sistemi, nëse duhet të ketë tribunale e drejtësi. Ju ishit atje, po nuk e dini sepse ne do të interpretojmë ndryshe. Mos iu besoni syve, veshëve, dime ne më shumë se ju. Është e rëndësishme t’i kujtojmë vetes rëndësinë e dëshmitarëve, mund të mos pëlqejnë, mund të mos repsketoni dëshmitarët ndërkombëtarë, por duhet të respektoni rolin që kanë pasur, profesionet e tyre, dhe shtetet që përfaqësojnë, Amerikën, Britaninë, NATO-n”, tha Prosper.
Ai përmendi disa prej tyre me emër, si gjenerali Wesley Clark, ish-ambasadori Christopher Hill, si dhe James Rubin e Paul williams, duke thënë se Prokuroria po i paraqet ata sikur të kishin njohuri sipërfaqësore për situatën në Kosovë. Sipas Prosper, kjo qasje tregon mungesë respekti dhe injorancë ndaj rolit që ata kanë pasur.
“ Nuk kishin shkuar për safari në Kosovë. Prokuroria do të besoni që ata kanë qenë vetëm kalimtar. Në këtë udhëtim bënë disa konstatime sipërfaqësore. Duan të minimizojnë rolin e tyre, është mungesë respekti. Kjo tregon injorancë sa i takon këtij procesi. Këta diplomatë, ekspertë, bëhet fjalë për punën e jetës së tyre, erdhën vullnetarisht të flisnin me ju për të thënë këto dime ne, këto kemi parë ne”, tha Prosper
Lajmi kryesor:
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, mbrojtja e Thaçit: Dënimi do të rishkruante historinë e Kosovës! S’ka prova për krime lufte










