Avokati i Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale, Gregory Keohe, ka pasur kritika të mëdha për Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Ai ka ironizuar madje lidhur me kohën e gjykimit, pasi ZPS-ja ka kërkuar rreth 600 orë kohë për gjykim.
Keohe ka thënë se “duam ta mbarojmë gjykimin sa jemi gjallë”.
“Na i kanë lënë ne në dorë mijëra faqe të materialeve. Ne nuk e dijmë çka mendon Prokuroria që është me rëndësi. Nuk na intereson asnjëri, dua ta mbarojmë sa të jemi gjallë. Mos të zgjatet pa fund”, ka thënë Keohe.
“Ju e kuptoni sa vështirë është të marrësh mijëra faqe, të na hedhësh, dhe të gjejmë se çfarë është ajo që Prokuroria do të paraqesë si çështje nga ana e saj. Këtu u fol për pjekurinë e një institucioni. Në rastin Haradinaj u mor vendim për përgjegjësinë komanduese, kurse komandanti nuk u deklarua fajtor. Këtë duhet ta shqyrtojmë gjatë pyetjes së 12 dëshmitarëve”, tha Keohe.
Lajmi kryesor:
Prokuroria e Gjykatës Speciale të Kosovës: Mbi 300 dëshmitarë në gjyqin kundër ish-krerëve të UÇK-së








