Avokati i kryebashkiakut Erion Veliaj, Plarent Ndreca, pas senacës në Gjykatën Administrative tha se emërimi i Ols Dados si prokuror është i pavlefshëm, duke theksuar se edhe nga qëndrimi i Presidencës u konfirmua se kriteret ligjore nuk janë përmbushur dhe se, nëse procedura do të zhvillohej sot, ai nuk do të mund të emërohej në këtë detyrë.

“Doli i qartë në këtë gjykim edhe nga pyetjet që i bëmë përfaqësuesit të palës së paditur: Nëse plotëson ose s’i plotëson kriteret dhe doli e qartë që s’janë të plotësuara. E gjithë padia ka një qëllim që të investojë gjykatën dhe sot kemi një prokuror që po ngre padi ndaj Erion Veliajt apo një qytetar i thjeshtë që ka marrë atribute të një prokurori.

Kjo hap një precedent, çdo qytetar mund të bëhet prokuror dhe të kthehet në prokuror në shkelje të afateve

Pyetja është A është apo s’është prokuror Dado. Kemi të bëjmë me një akt absolutisht të pavlefshëm dhe kemi kërkuar konstatim të pavlefshmërisë absolute. Doli e qartë aga mospërgjigjja e tij që kriteret e nenit 18 nuk plotësohen. Doli edhe nga përgjigja e përfaqësueses së presidencës.

Ne presim nga pala e paditur që të na provojë të kundërtën nëse ka ushtruar detyra në ato raste që ligji i konsideron si shkaqe përjashtimore. Kjo s’është shkelje, është mosplotësim kriteresh, paligjshmëri dhe pavlefshmëri. Secili prej nesh mund të bëhet prokuror dhe t’u heqë lirinë njerëzve.

Nuk e lejon ligji që të ekuivalohet puna si noter. Janë të përcaktuara në mënyrë shteruese dhe jo zgjeruese”, tha avokati i Veliajt, Plarent Ndreca.


Lajmi kryesor:

‘Administrativja’/ Veliaj: Dado u emërua në mënyrë të paligjshme, por sot arreston njerëz! Gjykata: Rregulloni padinë, shtoni edhe KLP-në (VIDEO)