
Avokati i Olta Xhaçkës ka thënë në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se dhënja e statusit të ‘investitorit strategjik’ dhe dhënien e plazhit për shftyëzim për kompaninë e bashkëshortit tëv deputetes, nuk janë bërë në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit. Sipas tij askush nuk garanton se automatikisht me marrjen e statusit garantohet veprimtari fitimprurëse, por thjesht paramendohet për të ardhmen.
“Dhënja e statusit nuk është dhënë në kushtet e konfliktit të interesit. Në rastin kur një subjekt ka marrë statusin e ‘investitorit strategjik’. Nuk është duke u ushtruar një veprimtari përfituese. Të gjitha janë në pikëpyetje: nëse në të ardhmen do të ushtrohet apo jo një veprimtari përfituese. Strukturat hoteliere janë ende në hetim. Dhënja e bregut të detit nuk është dhënie pasurie për përfitim por domosdoshmëri për dhënie shërbimi. Përdorimi i hapësirës publike nuk mund të konsiderohet për përfitim publike”, tha ai.
Lajmi kryesor:
PD 'në garë' edhe për mandatin e Xhaçkës, 'Rithemelimi' kërkesë tjetër! Avokati i ministres: Çështja s'mund të dërgohet në Kushtetuese, deputetja s'ka përfituar asgjë











