Avokati Idajet Beqiri ka bërë një deklaratë të fortë në “Studio Live” në Report TV, ku teksa fliste për vrasjet e pazbardhura në Tropojë, deklaroi se plani për shfarosjen e Haklajve është bërë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.
“Sikurse u thashë është një çështje që dihet si ka ndodhur ngjarja. Kush janë organizatorët. Duhet zgjeruar hetimi se bie fjala me të drejtë foli Meçe dhe tha se çfarë bisedash janë bërë në atë kohë. Ishte koha kur Berisha e konsideronte UÇK pjesë të Beogradit. Organizatë terroriste. Në këtë kohë kanë ndodhur dhe vrasjet e Haklajve. Orientimi ishte dhënë. Haklajt erdhën deri te kryeredaktori i RD të asaj kohe sepse në një shkrim e bënin Familjen Haklaj shërbëtor të Beogradit dhe Serbisë. Kur ishte e kundërta. E gjitha fara që hidhej ishte e tillë si të krijonin terrenin për të vepruar kundër Haklajve. Për të shfarosur Haklajt, por nëpërmjet tyre e kuptonin se shfarosnin UÇK që ishin burimi nga u vinte armatimi në Kosovë.
Në këtë aspekt këtu bashkëpunëtorë janë dhe të tjerë. Te një hotel janë bashkuar Berisha me Ilir Metën dhe bëhet plani si do ekzekutohen Haklajt. Këto nuk janë nga unë por nga ato dosje që unë kam në duar dhe nga ata njerëz që kanë qenë pranë Berishës dhe që i kanë parë me sytë e tyre ku janë mbledhur dhe çfarë kanë folur. Kanë patur bashkëpunim sa u futën në veprtim dhe komisariate policie. Është e domosdoshme që këto vrasje të zbardhen”, shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Beqiri: Mbi 200 vrasje në Tropojë, Berisha-Meta bënë planin si do ekzekutoheshin Haklajt! Meçe: U shpallën armiq nga Serbia se shmangën luftën civile në Kosovë
B.K/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Mars, 08:02
Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?
-
Shumë
73.4%
-
Pak
20.4%
-
Nuk kam mendim
6.1%
Vota total: 1076
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO-Berisha shfaqet me ‘bufin e kënetës’ dhe i përgjigjet Ramës: Simbol i mençurisë
28 Mars, 12:38
-
Berisha e akuzon si hajdut të pronave të kishës, Rama e ironizon me bufin e kënetës: Përçartje madhështore!
28 Mars, 10:38
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Hoxha: Berisha është i pabesueshëm, ka oshilacione dhe ‘fatura’! Sefa: Kanë rënë të dy kampet! Kikia: Rënie shifrash! Deda: Ka zhgënjim
27 Mars, 22:07
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Spahiu: Berisha nuk është Trumpist, sepse nëse nuk i hiqet Non-Grata, ai do dalë kundër SHBA-ve
27 Mars, 21:55
-
La Metën për Ramën, Braimllari për Report Tv: PL e shkuara, PS makineri votash! Opozita lista me njerëz besnikë, ka përjashtuar figurat dhe s’ka reflektim
27 Mars, 18:50
-
Juristi Romeo Kara: Berisha kriminel, s’mund të drejtojë një parti! Denoncon Alesia Balliu: Pazare Boçi- Noka në Shkodër, 700 mijë euro për listën e mbyllur
27 Mars, 18:30
-
E pabesueshme: Çim Peka premton imunitet për bandat kriminale nëse fiton Sali Berisha/ VIDEO-DOKUMENT
27 Mars, 15:23
-
Mbyllja e TikTok/ Berisha si adoleshent shkarkon VPN (që vjedh të dhënat): Ta përdorin edhe të rinjtë (VIDEO)
27 Mars, 14:53
-
‘Të vërtetat s’i fshehin dot as oqeanet‘, Rama ironizon Berishën me videon e bufit të kënetës
27 Mars, 13:48
-
SHBA rikthehet në SPAK/ Berisha i pandehur: Krah i armatosur i Ramës, do e shkrij me 'Venecian'
27 Mars, 13:07
-
VIDEO/ 'Unë jam Sali Berisha'... 20 vjet më pas, korbi grabitqar apo zogu vetmitar?!
27 Mars, 12:32
-
‘Kush i bo gropën tjetrit, bie vet mrena’, Basha vijon replikat me Ramën: The i tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK, aty i ke, hetimet vazhdojnë
27 Mars, 12:05