Avokati: Mbroj Dritan Dajtin për
200 mijë euro, Gjykata e refuzon
Në seancën e 220 gjyqësore, kur mendohej se u gjet një avokat për të mbrojtur Dritan Dajtin vjen dhe oferta e çuditshme. Ndue Pjetri thotë se pranon të mbrojë Dritan Dajtin në seancat gjyqësore por me kusht që të paguhet 200 mijë euro. Gjykata s'e pranon. (Foto: Dritan Dajti sot ne gjykate)
TIRANE- Në seancën e 220 gjyqësore, kur mendohej se u gjet një avokat për të mbrojtur Dritan Dajtin vjen dhe oferta e çuditshme.
Para trupit gjykues në seancën e sotme gjyqësore, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, Ndue Pjetri, i caktuar nga shteti si avokat për të mbrojtur Dajtin deklaroi se ishte gati të mbronte të pandehurin e akuzuar për vrasjen e 4 policëve, në seancat e ardhshme gjyqësore por me kusht që të paguhet 200 mijë euro për punën tij. Nëse gjykata bie dakord atëherë kërkon dhe 30 ditë kohë për të përgatitur mbrojtjen.
”Kërkoj 30 ditë kohë dhe 200 mijë euro për të mbrojtur Dritan Dajtin”- i tha avokati Pjetri trupit gjykues.
Gjykata vendosi të nxjerë kamerat jashtë, ndërsa Dajti kërkoi prej trupit gjykues ta pranin këtë ofertë si më të lirën pasi avokatët e kontaktuar deri më tani prej tij kushtonjnë më shtrenjtë.
“I kërkoj gjykatës të pranojë kërkesën e avokatit, më pëlqen performanca e tij. Oferta 200 mijë euro është më e ulëta nga të gjitha, duhet të pranohet”- tha ai.
Për Prokurorin e çështjes Ardian Nezha është një tjetër tentativë për të shtyrë procesin . “Avokati është palë me të pandehurin dhe kërkojnë të zvarrisin gjyqin”- tha ai.
Në përfundim trupi gjykues i drejtuar nga Idriz Milkurti vendosi të mos pranojë kërkesat e avokatit Ndue Pjetra dhe të shtyjë seancën për nesër duke caktuar kryesisht avokaten Violeta Veshi dhe avokat Zini Qinamin.
Dajti akuzohet se me 7 gushtit 2009 ekzekutoi efektivët e policisë, Saimir Duckollari, Altin Dizdari, Fatos Xhani dhe Kastriot Feskaj, pjesë e skuadrës speciale operacionale të cilët tentuan ta arrestonin të shumë-kërkuarin.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
12.9%
-
Të gabuar
85.8%
-
Nuk e di
1.3%
Vota total: 232
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kërkon lirimin nga burgu, Dritan Dajti i drejtohet me një tjetër kërkesë Gjykatës së Elbasanit
20 Gusht, 12:56
-
I dënuar përjetë për vrasjen e 4 policëve, Dritan Dajti kërkon lirinë! Seanca në Gjykatën e Elbasanit shtyhet në shtator! Avokatët kërkojnë kohë
30 Korrik, 12:35
-
VIDEO EKSKLUZIVE/ I lidhur me policin me pranga, Dritan Dajti lë qelinë, merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës
27 Korrik, 14:05
-
Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit, në gjyq me videokonferencë: Me sa vendime po mbahem unë në burg në këto momente’
23 Korrik, 15:29
-
Vrau katër policë, shtyhet seanca për Dritan Dajtin në gjykatën e Elbasanit! Merr pjesë nëpërmjet një video konference! Burgjet: Kemi frikë se arratiset
15 Korrik, 14:06
-
Vrau katër policë, Dritan Dajti kërkon lirinë në gjykatën e Elbasanit! Avokati: Nëse kanë frikë ta sjellë RENEA në gjyq, Gjyqtarja: E ndjek me video nga burgu i Peqinit
11 Korrik, 11:06
-
Dritan Dajti letër drejtorit të burgut të Peqinit: Nis procedurat e lirimit, dënimin e mbylla më 4 korrik! Pak ditë më parë Gjykata e Lartë i riktheu 'burgun përjetë'
5 Korrik, 13:13
-
Vrau katër policë, rikthehet burgimi i përjetshëm për Dritan Dajtin! Gjykata e Lartë zhbën vendimin e Apelit që e dënoi 25 vite
11 Qershor, 13:31
-
Vrau 4 policë në 2009,Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Dritan Dajtit për përjashtimin e gjyqtarit Sandër Simon
7 Qershor, 12:48
-
Vrau 4 policë në 2009, Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë për Dritan Dajtin, Gjykata e Lartë shtyn seancën, zëvëndësohet gjyqtari
4 Qershor, 11:12
-
Vrau 4 policë në 2009, Gjykata e Lartë vendos më 4 qershor për Dritan Dajtin! Prokuroria kërkon rikthimin e dënimit me burg përjetë
15 Prill, 13:09
-
Apeli lë në fuqi vendimin, Dritan Dajti përfiton 1 vit ulje dënimi
26 Qershor 2023, 13:33