Avokati i Gjykatës Speciale për Report Tv: Kosova të përfshihet në mbrojtjen ndaj 4 ish- drejtuesve të UÇK, mund të implikohet edhe shtetësia

TIRANË- Taulant Hodaj, avokat i akredituar pranë Gjykatës Speciale tha edhe shteti i Kosovës duhet të përfshihet në mbrojtjen e 4 ish- drejtuesve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte.

Në një prononcim për Report T gjatë hapësirës 'live' të pasdites, Hodaj tha se "mbrojtja nuk duhet t'i lihet fatit, pasi mund të implikohet edhe shtetësia e Kosovës".

"Të gjitha forcat duhet të jenë në aspektin e mbrojtjes dhe të bindim Gjykatën që nuk janë të vërteta. Edhe pse akuzat janë individuale, preket edhe hierarkia e UÇK-së dhe komplet lufta e Kosovës. Përveç mbrojtjes që duhet të kenë dinjitoze të akuzuarit, mendoj qeveria e Kosovës të jenë të kujdesshme dhe të punojnë shumë që të ndihmojë të akuzuarve bazë ligjore si në aspektin financiar dhe procedural, se rregullat ia lejojnë nëse prek interesi nacional i Kosovës. Kjo duhet të shfrytëzohet shumë sepse është një çështje historike dhe nuk duhet t'ia lëmë fatit pasi mund të ketë implikime shumë të mëdha deri te shtetësia e Kosovës", tha Hodaj në lidhje për Report Tv.

Sot u zhvillua seanca e radhës ndaj ish- presidentit Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veselit. Zyra e Prokurorit të Specializua tha se kanë në dispozicion 1500 priva dhe rreth 153 dëshmitarë që vërtetojnë 10 akuzat për ish- drejtuesit e UÇK-së si edhe që të nisë gjykimi në verën e vitit 2021, por një gjë e tillë është kundërshtuar nga mbrojtja. Ata kanë kwrkuar që gjykimi të mos nisë para qershorit të 2021, pasi kanë mbi 200 dëshmitarë. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 18/11/2020 18:13

    KETE GJYGJ NDAJ UCK E KENI NGA LULZIM BASHA DHE SALI BERISHA,,,ATA EDHE SOT JANE TE LIDHUR ME ARMIQTE E SHQIPERISE,,,,PRANDAJ SPAK TI MARRE NE HETIM KETA ANTISHQIPTARE,,,,,PO I DALIN FLETET LAKRORIT ......SA ME SHUME QE BASHA DHE BERISHA QENDROJNE JASHTE AQ ME KEQ ESHTE PER SHQIPERINE DHE CESHTJEN SHQIPTARE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja