Avokati Sajmir Vishaj, ka folur në Report Tv për dosjen voluminoze të Arben Ahmetaj.
Sipas tij, dosjen në SPAK për këto afera i ka dërguar vetë Arben Ahmetaj, pa e ditur për pasojat që do t’i vinin nga mbrapa, ndërsa shtoi se ai nuk i ka shitur shokët me këtë veprim.
“Miliona euro po dalin në qarkullim, ky populli po vuan për bukën e gojës, ky është një problem i madh. Deri më sot për korrupsion unë nuk kam parë njeri të dënohet. Janë dënuar për shpërdorim detyre shumë të tjerë.
Unë mendoj që dosjen e ka çuar vetë Ahmetaj, pa e ditur për pasojat që do të sillte. Ahmetaj ka marrë përsipër një risk dhe nuk i ka shitur shokët.”, tha Sajmir Vishaj.
Lajmi kryesor:
Bardhi në Report Tv: Dosja e SPAK për Ahmetajn 400 faqe, vërtetohen lidhjet e tij me Mërtirin dhe Zoton! Të përfshirë të paktën edhe 6 deputetë të tjerë










