Bardhi në Report Tv: Dosja e SPAK për Ahmetajn 400 faqe, vërtetohen lidhjet e tij me Mërtirin dhe Zoton! Të përfshirë të paktën edhe 6 deputetë të tjerë

TIRANË- Plot 400 faqe është dosja për ish zv kryeministrin Arben Ahmetajn, i cili është nën akuzë për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë. Lajmin e ka bërë më dije kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në emisionin ‘5 pyetjet’ në Report Tv me gazetarin Ilir Babaramo.

Duke përgëzuar SPAK për punën, Bardhi tha se janë të paktën 6 deputetë në parlament të cilët janë të përfshirë në këtë aferë korruptive. Kjo ka qenë arsyeja se pse SPAK i kërkoi Kuvendit të bëhej një mbledhje me dyer të mbyllura, gjë që Bardhi tha se nuk do ta pranojë.

“Sot në Këshillin e Rregullores kam marr një kopje të kërkesës. Është të tre veprat penale. Ka patur një kërkesë të drejtuesit të spakut të bëjmë nje mbledhje me dyer te mbyllura, por nuk ka asnjë arsye të zhvillohet me dyer të mbyllura. Përgezoj SPAK për një hetim të thelluar, por sigurisht nuk është i plotë. Si rregull duhet të hetohet ai që i ka dhënë vlefshmëri akteve të Ahmetajt, kryeministri Edi Rama.

Në hetim vërehen shkelje të tjera dhe nëse vijon hetimi ju siguroj që do të ketë të tjerë, të paktën 5-6 deputetë që janë aktualisht në Parlament, Bajftjar Zeqja, Fadil Nasufi apo Gjiknuri. Kanë dalë komunikime telefonike, mesazhe. Ahmetaj vërtetohet që ka një lidhje të qëndrueshme biznesi me këto individë që unë përmenda, sesi këto bënin vetë shkresa dhe i dërgonin vartësve dhe më pas dërgoheshin për firmë te vetë ministri.”- tha Bardhi.

Edhe pse i cilësoi thjesht fjalë, Bardhi thotë se Ahmetaj ka dhënë dakordësinë për inceneratorin e Tiranës, gjë që kërkon një hetim të thelluar për përfshirjen e kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj përpos zyrtarëve të tjerë. Nën vazhdën e akuzave, Bardhi përmendi edhe përfshirjen e Ahmetajt në projektin e “Unazës së Madhe”.

Me skepticizëm e sheh edhe miratimin e Kuvendit për kërkesën e SPAK. Bardhi tha se Kuvendi do e miratojë kërkesën e SPAK në datën 20 korrik, me qëllim që Ahmetajt t’i jepet kohë. Me tej ai tha se një pyetje e ka patur edhe për kreun e SPAK, Altin Dumanin për hetimet e stërzgjatura për Ahmetajn. Si përgjigje, Dumani i tha se qëllimi i SPAK është të kryejë një hetim të plotë.

I pyetur nëse Ahmetaj, ashtu siç aludohet,  ka shitur “shokët”, Bardhi tha se i gjithë klubi është i përfshirë në këtë aferë korruptive.

“Nuk është çështje kanë shitur shokët, i gjithë klubi i shokëve kanë shkelur ligjin.”- tha Bardhi në Report Tv.

Më 22 qershor 2023 Arben Ahmetaj u thirr për herë të parë në SPAK dhe u pyet për rreth 6 orë si person nën hetim. Kur Ahmetaj la ambientet e SPAK, por për gazetarët refuzoi të japë detaje të shumta, duke theksuar se vetëm kishte ardhur për të sqaruar pozicionin e tij. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkon Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit socialist, Arben Ahmetaj

Kërkesa është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani të premten e kaluar, konkretisht më 7 korrik 2023, ndërsa lajmi u mësua sot, (10 korrik)  tre ditë më pas. Me anë të kësaj kërkesë, SPAK kërkon leje nga Kuvendi për dhënien e masës së sigurisë për Arben Ahmetajn, por edhe për t’i ushtruar atij një kontroll në banesën e tij personale apo tabulatet telefonike.
Ai është zyrtari më i lartë socialist që përballet me kërkesën për arrestim në tri dekadat e fundit në Shqipëri dhe i pari ish-zv.kryeministër që pritet të arrestohet. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:54
Emërimi i Ballës si ministër i Brendshëm, Bardhi në Report Tv: I dyti pas Ramës për lidhjet me krimin e organizuar

 

Gazment Bardhi pati edhe një koment për emërimin e Taulant Ballës si ministër i Brendshëm. Ai e akuzoi si person me kriminalitet të lartë.

“Pas Ramës, personi i dytë me lidhjet më të konsoliduara me krimin e organizuar është Taulant Balla.”- tha Bardhu

Ora 21:58
Bardhi në Report Tv: Pyeta Dumanin pse i keni zgjatur kaq shumë hetimet për Ahmetajn, ja çfarë më tha! Kuvendi do e shtyjë miratimin e kërkesës

 

Kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi thotë se Kuvendi do e miratojë kërkesën e SPAK në datën 20 korrik, me qëllim që Ahmetajt t’i jepet kohë. Me tej ai tha se një pyetje e ka patur edhe për kreun e SPAK, Altin Dumanin për hetimet e stërzgjatura për Ahmetajn. Si përgjigje, Dumani i tha se qëllimi i SPAK është të kryejë një hetim të plotë.

“Ai telefoni që iu gjet në shtëpi s’ka folur vetëm me Zoton ai, ka folur edhe me Ramën. Dhe kur janë përfituar të dhënat do duhet të ketë dhe me kryeministrin.

Sa kohë ka komunikime me Baftjarin, me Edin ka e ka. S’mund të ketë pasur mundësi tjetër. Planifikojnë që kërkesa të miratohet në seancën e datës 20. Prite që Ahmetaj të vij në studio…

Nuk është çështje kanë shitur shokët, i gjithë klubi i shokëve kanë shkelur ligjin.

Kanë abuzuar 480 milionë euro dhe do duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë shokët. E kam pyetur Dumanin pse po zgjasin hetimet kaq shumë? Dhe pretendimi i tij ishte që përvecc faktit që duhet të vërtetohet shkeljet e ligjit, ne duam të bëjmë një hetim të plotë. Kjo ka dalë përtej aferës së inceneratorëve.”- tha Bardhi.

Ora 21:47
Avokati në Report Tv: Dosjen e çoi vetë Ahmetaj, pa e ditur për pasojat! Nuk i shiti ai shokët

 

Avokati Sajmir Vishaj, ka folur në Report Tv për dosjen voluminoze të Arben Ahmetaj.

Sipas tij, dosjen në SPAK për këto afera i ka dërguar vetë Arben Ahmetaj, pa e ditur për pasojat që do t’i vinin nga mbrapa, ndërsa shtoi se ai nuk i ka shitur shokët me këtë veprim.

“Miliona euro po dalin në qarkullim, ky populli po vuan për bukën e gojës, ky është një problem i madh. Deri më sot për korrupsion unë nuk kam parë njeri të dënohet. Janë dënuar për shpërdorim detyre shumë të tjerë.

Unë mendoj që dosjen e ka çuar vetë Ahmetaj, pa e ditur për pasojat që do të sillte. Ahmetaj ka marrë përsipër një risk dhe nuk i ka shitur shokët.”, tha Sajmir Vishaj.

Ora 21:39
Bardhi në Report Tv: Flitet që Ahmetaj ka dhënë dakordësinë për inceneratorin e Tiranës! Sa herë favorizonte Zoton e Mërtirin, shpërblehej me pasuri të paluajtshme

 

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Bardhi tha në Report Tv se flitet se Ahmetaj ka dhënë dakordësinë për inceneratorin e Tiranës. Sipas tij,  sa herë ministria e Ahmetajt bënte një veprim në favor të Zotos apo Mërtirit, ai fitonte një shpërblim në pasuri të paluajtshme nga këta të fundit. Ai gjithashtu deklaroi se, një tjetër çështje që përfshin drejtpërdrejt Arben Ahmetajn është edhe ajo e Unazës së Madhe.

“Flitet që Ahmetaj ka dhënë dakodësinë për Inceneratorin e Tiranës ndërkohë që sipas prokurorisë nuk mund të jepej, sepse nuk është marrë dakordësia e të gjitha bashkive të tjera. Emra të tjerë do të përfshihen sa kohë janë në dosje. Ndaj është kërkuar edhe mbledhja me dyer të mbyllura sepse përmenden edhe emra të tjerë. Në dosje provohet rrethi i gjerë i zyrtarëve publikë që duhet të hetohen për aferën e inceneratorëve. Një tjetër çështje që unë mendoj se SPAK dsuhet të hetojë, ka të bëjë me aferën e unazës së madhe.  ”- thotë Bardhi.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 11/07/2023 14:48

    OJ GAZMENDA TI DUHET TE ISHE NE BURG TANI SI KRIMINELE QE JE ...PO SPAK U KUPTUA SHUME MIRE SE NE CILEN ANE ESHTE, ESHTE NE ANEN E BANDITEVE SI TY ,berisha dhe metaj

    Përgjigju
  • populli: 11/07/2023 10:33

    harroi te vetat ky bq-ja qe krijoi grup paramilitar per zgjedhje dhe shefi i tij vrau nje njeri. se ca lidhje ka ky me te djathten, se mar vesh. ky tipi kur te sherbente kafen ke lokali i tij ishte i majt.

    Përgjigju
    • Kistra: 11/07/2023 12:58

      Mos u habit, thote fiks ato qe i shijojne drejtuesit te emisionit!

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?