Avokati Shehu: Gjykata faktoi paligjshmërinë e FSHF

Gjykata e Tiranës nuk ka regjistruar zgjedhjet e FSHF –së( Ferederata Shqiptare e Futbollit), asambleja zgjedhore e datës 7 shkurt nuk është ende legjitime dhe për pasojë drejtuesit e futbollit shqiptar nuk mund të marrin vendime. Abuzimet dhe paligjshmëritë e disa shoqatave që votuan janë faktuar në gjykatë, për ta sqaruar nga ana juridike Report Tv kontaktoi me avokatin, Fatjon Shehu që deklaron se  Federata u mundua të manipulojë opinionin publik me reagimin zyrtar. Shehu shprehet:

Në datën 13 mars gjykata u ka dhënë kohë  deri ne datën 26 mars që të plotësojnë dokumentacionet e munguara, një pjese e dokumentacioneve të munguara ishin: kush janë anëtarët që kanë votuar, subjektet a janë të regjistruara në QKB apo regjistër publik në gjykatë nëse do ishte shoqata, kur kanë marrë mandatet e tyre, dhe një serë dokumentesh ligjore që janë detyrim për tu plotësuar. Dhe nga data 13 mars është vendosur afati deri në 26 mars, pra kanë pasur mjaftueshëm kohë në dispozicion për të plotësuar këto dokumente nëse do ishin të ligjshme. Gjykata ka marrë një vendim dhe në vendimin e argumentuar të gjykatës thuhet se: konstatohet që votojnë subjekte anëtare që nuk vërtetohet që janë të regjistruara as në gjykatë dhe as në QKB.

Avokati Fatjon Shehu

 Pas denoncimit publik që Report Tv ka pasqyruar ekskluzivisht, ishte e radha e drejtësisë për t’u shprehur mbi abuzimet e bëra në zgjedhjet e FSHF. Po çfarë do të ndodhë tani? Këtë e sqaron avokati Shehu,duke thënë se gjykata po fakton paligjshmërinë e FSHF.

Po Ky vendim gjykate përshpejton gjyqin që kandidatura e Bashkim Fino i ka çuar në Castin e Lozanos, besoj se është një provë e cila përshpejton vendimin për të bërë rizgjedhje sërish  në futbollin shqiptar.

Avokati Fatjon Shehu

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale

Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale