Avokati: Shqevi s'ka faj, mbrojti
kauzën e ish të përndjekurve 

Avokati: Shqevi s'ka faj, mbrojti<br />kauzën e ish të përndjekurve 
TIRANË -  Prej më shumë se një viti, një nga ish-pjesëtarët e grevës së urisë së ish-të përndjekurve politikë, endet në dyert e gjykatave, ndërsa tani pret të marrë dënimin. Perikli Shqevi u akuzua dhe arrestua si autor i veniess së zjarrit, grevistit tjetër, Gjergj Ndreca, i cili pas dëmtimeve të rënda, mundi të mbijetojë.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pak ditë më parë 4 vjet burg për Perikli Shqevin, gjë që sipas avokatit të Shqevit, Stefan Topallit, është masë shumë e lartë. Në një intervistë për televizionin "A1 Report!", Topalli shprehu dhe pretendimet e tij se pse kjo masë dënimi është e lartë:
stefan topalli
(Në foto: Avokati Stefan Topalli duke folur për "A1Report!")

"Pretenca e kërkuar për veprën penale është ca e madhe,"- tha ai, - "duke pasur gjithë rrethanat, moshën, shëndetin gjendjen psikologjike që klienti ka qënë në atë periudhë.

Duhet theksuar që ai ka qënë nën presion psikologjik shumë të rëndë, se ka qënë për 25 ditë në një grevë urie – një nga më  të tmerrshmet mund të themi - po organi i akuzës kërkoi heqjen e lirisë.

Me sa kam informacion që kur e kam marrë fashikullin, çështjen e deri tani, janë pyetur shumë gazetarë, kameramanë, madje edhe policë e kur kam parë procesverbalin, nuk është deklaruar se është parë realisht Perikli Shqevi duke vënë zjarrin,"- nënvizoi ai.

Avokati Topalli nuk ka publikuar shumë detaje për faktet, që sipas tij, Shqevi nuk është fajtor, pasi do t’i lexojë ato në seancën e mbrojtjes ditën e martë.

Për televizionin "A1Report!", avokati tha se Shqevi erdhi nga Korfuzi, ku jetonte me familjen, për të mbrojtur një kauzë, atë të ish-të përndjekurve politikë.

Për 31 ditë, shtatorin e kaluar, një grup ish-të përndjekurish politikë, zhvilluan një grevë urie që kishte si qëllim dëmshpërblimin e të burgosurve politikë nga Qeveria; ajo u shoqërua edhe me disa incidente. Gjergj Ndreca dhe Lirak Bejko dogjën vetveten me benzinë e ndërsa i pari mundi të mbijetonte,  Bejko humbi jetën nga plagët e shumta.

perikli shqevi
(Në foto: Perikli Shqevi gjatë grevës së urisë)

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania