Avokatja afgane flet për situatën e trishtë në Afganistan: Asgjë nuk ka ndryshuar, gratë po terrorizohen dhe shoqërisë i mohohen të drejtat bazike

Avokatja afgane flet për situatën e trishtë në Afganistan: Asgjë nuk ka ndryshuar, gratë po terrorizohen dhe shoqërisë i mohohen të drejtat bazike

Situata vazhdon të jetë e vështirë në Afganistan për të gjithë shoqërinë por sidomos për gratë, vajzat dhe fëmijët të cilët janë më të prekurit nga ligjet e vendosura nga regjimi i talebanëve. Avokatja afgane Fatma Karim, e cila prej 4 muajsh po qëndron në Shqipëri gjatë një intervistë në emisionin ‘’Rreze Dielli’’ tregoi më tepër për situatën e trishtë të familjeve të tyre dhe sidomos vajzave.

”Vërtet i lamë familjet tona në një moment vërtet të keq, por jemi në kontakt me ta çdo ditë, i telefonojmë dhe çdo ditë i pyesim për situatën në Afganistan, vecanërisht për situatën e grave sepse ato janë pjesa me e prekur nga situata atje, nga regjimi i talibanëve  kështu që çdo ditë i pyesim dhe ata thonë  që çdo gjë ka ndryshuar, talebanët kanë kthyer cdo gjë 20 vite pas, ata nuk kanë ndryshuar asgjë nga metodologjia e tyre, as ideologjia, as mënyra se si i trajtojnë gratë. Ata po i trajtojnë gratë si inferiore, por ne e dimë që jemi të barabarta. Ata nuk i lejojnë gratë të punojnë, të dalin jashtë, nuk mund të shkojnë në shkollë dhe të gjitha të drejtat bazike të qënies njerëzore i janë mohuar. Është e tmerrshme.  Sidoqoftë në mediat ndërkombëtare po tregohen skenarë të tjerë, që talebanët kanë ndryshuar në mënyrën se si i trajtojnë gratë sikur ata po i pranojnë gratë por në realitet jo, mamaja ime, motra thonë që të gjitha të drejtat e tyre janë mohuar. Përshembull motra ime është futbolliste, ajo ishte në një skuadër ndërkombëtare, por tani nuk mund të bëj asgjë, ka 6 muaj që qëndron në shtëpi. Vetëm shkruan dhe studion aq sa mund të bëjë në shtëpi” u shpreh ajo.

Ndërsa shprehet se është me fat që ka mundësi të qëndrojë larg regjimit talebanë në këto kohë të vështira, ku vajzave i janë mohuar të gjitha të drejtat.

“Po ndjehemi me fat që jemi jashtë Afganistanit në këtë moment, pasi është kthyer në një vend shumë të pasigurt sidomos për vajzat, të cilat po rrëmbehen, po vriten, po terrorriozhen nga talibanët gjithashtu po detyrohen të martohen. Ka shumë probleme për vajzat atje në këto momente. Jem shumë me fat që jemi këtu, të paktën mund të ndihmojmë familjet tona, mund të bëjmë dicka për njerëzit tanë nga këtu. Kemi shpresa” tha ajo.


Lajmi kryesor:

Rrëfimet prekëse të gazetares dhe avokates afgane në Report Tv: Braktisëm familjet, profesionin dhe ëndrrat tona


MC/B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja