Avokatja Alagendra Venkateswari është rikthyer edhe një herë për të përmbledhur fjalën në emër të mbrojtjes së Krasniqit. Avokatja e përshkruan Krasniqin si njërin prej aktivistëve më të mëdhenj për lirinë e Kosovës.
“Për aktivizmin e tij, Krasniqi ka paguar shtrenjtë. Ai i ka kaluar 10 vjet si i burgosur politik, nga viti 1981-1991, ku ka pësuar torturë dhe keqtrajtim të rëndë, në kushte të tmerrshme në duart e autoriteteve jugosllave. Ai është kundërshtar i regjimit serb dhe është krenar për këtë, jo për urrejtje ndaj serbëve, por sepse kundërshtonte politikat e aparteidit kundër shqiptarëve të Kosovës, të imponuara nga regjimi serb i Sllobodan Millosheviçit", tha ajo.
Ajo citon zyrtarë të huaj ta kenë përshkruar Krasniqin si figurë konstruktive që tentonte të gjente zgjidhje paqësore, dhe që nuk kërkonte përballje apo konfrontim.
“Jakup Krasniqi është ndryshe, nuk është i njëjtë si Millosheviçi, apo si të tillë. Të nderuar gjykatës mos më besoni mua, por dëshmitarë vendorë e ndërkombëtarë kanë peshuar zotëri Krasniqin si të moderuar. Atyre ju kujtohet dëshira dhe vullneti i tij për t’u angazhuar në mënyrë kolaborative dhe për të gjetur zgjidhje paqësore. Dhe ajo që është më e rëndësishmja, asnjë dëshmitarë nuk ka dëshmuar se zotëri Krasniqi perceptohej si i përfshirë në krime apo plan kriminal. Përndryshe, pretendimet nuk janë besuar”, vijoi avokatja.
Lajmi kryesor:
Gjyqi në Hagë/ Seanca e gjashtë e deklaratave përmbyllëse, përfundon mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm! Nisin pyetjet e trupit gjykues












