Avokatja: Po të isha në vend të Ina
Ramës, në 21 janar arrestoja Berishën
Avokatja e njohur, Enida Bozheku ka deklaruar në emisionin "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku se përgjegjës për 21 janarin është ish-kryeministri Sali Berisha dhe nëse ajo do ishte kryeprokurore, do e arrestonte atë dhe kreun e Policisë së Shtetit.
Avokatja e njohur, Enida Bozheku ka deklaruar në emisionin "Debati në Channel One" të gazetarit Roland Qafoku se përgjegjës për 21 janarin është ish-kryeministri Sali Berisha dhe nëse ajo do ishte kryeprokurore, do e arrestonte atë dhe kreun e Policisë së Shtetit.
Ndërsa diskutohej se cili do ishte kryeprokurori i ri që pritet të zgjidhet në kuvend, Enida Bozheku, e diplomuar në universitetin e njohur “La Sapienza” të Romës, ka marrë për shqyrtim rastin e dosjes hetimore të 21 janarit 2011 kur nuk u zbatua urdhri i prokurorisë për arrestimin e disa drejtuesve të Gardës së Republikës. Bozheku, me gradën shkencore Doktore e shkencave juridike, pedagoge e të Drejtës Penale dhe avokate në Itali dhe Shqipëri për këtë rast deklaroi: "
Nëse do isha unë në vend të Ina Ramës si kryeprokurore, pas këtij veprimi do arrestoja Sali Berishën dhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë".
"Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si u guxua të mos zbatohej urdhri i prokurorisë nga qeveria, madje duke e sfiduar hapur dhe duke kundërshtuar atë me deklarata publike. Pas kësaj do nxirrja urdhër arresti për kryeministrin e asaj kohe si përgjegjës direkt për këtë skandal nga më të padëgjuarit. Ina Rama nuk e bëri këtë, por unë jam e bindur se nëse do isha në vend të saj do zbatoja ligjin dhe kushtetutën".
“Prandaj drejtësia shqiptare është në këtë situatë sepse nuk zbatohet ligji”, tha Bozheku duke përjashtuar se me këtë rast ka ndikim nga bindjet politike. "Nuk jam me asnjë forcë politike dhe nuk kam asnjë bindje. Bindja ime është vetëm ligji dhe nëse ai shkelet të gjithë janë të barabartë përballë tij”, deklaroi juristja./marrë nga oranews/
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.3%
-
Nuk e di
2.2%
Vota total: 9712
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA/ Dorëhiqet prokurori Jack Smith, hetoi presidentin Trump për dokumentet sekrete dhe përpjekjen e përmbysjeve të zgjedhjeve në 2020
11 Janar, 22:55
-
VIDEO/ Superkupa 'deh' Milanin, Cagliari e ndal 1-1 në 'San Siro'! Alen Sherri në stol
11 Janar, 22:48
-
Flakët në Los Anxhelos, aktorja Jennifer Garner: Kam humbur një mik nga zjarri
11 Janar, 22:45
-
Stuhi e fuqishme dimërore në jug e lindje të SHBA
11 Janar, 22:37
-
E konfirmon Conte, Kvaratskhelia ka kërkuar të largohet nga Napoli këtë janar
11 Janar, 22:36
-
Manchester City shënon 8 gola në FA Cup, Guardiola konfirmon largimin e kapitenit! Chelsea fiton me 'shuplakë'
11 Janar, 22:29
-
Berat/ Aksident në qendër të qytetit, makina përplaset me shtyllën, drejtuesi braktis mjetin dhe largohet nga vendngjarja
11 Janar, 22:28
-
Pogradec/ Plagoset me thikë 23-vjeçari, po qethej në berbehane, sulmua në kokë dhe krah! Pas mjekimit bën kallëzimin në polici, efektivët në ndjekje të autorit (EMRAT)
11 Janar, 22:11
-
Ministria e Mbrojtjes: Nesër priten reshje intensive shiu dhe dëbore, ja qarqet më të rrezikuara
11 Janar, 22:03
-
FOTO/ Gjimshiti dhjetë qepje në kokë, Atalanta tregon gjendjen e kapitenit të Kombëtares
11 Janar, 21:59
-
Fier/ Sherr me thika në lagjen '8 Shkurti', plagoset në këmbë 16-vjeçari
11 Janar, 21:56
-
Aksident pranë Kishës së Laçit, Porsche bie nga lartësia 70 metra! Lëndohet rëndë çifti dhe dërgohen te Trauma (EMRAT+VIDEO)
11 Janar, 21:49