Ky takim është publikuar dhe në faqen zyrtare të Minsitrisë së Jashtme greke. Në një njoftimin zyrtar thuhet se u diskutua për çështje madhore me të cilat përballen përfaqësuesit e minoritetit.
Kryediplomati grek theksoi angazhimin e vendosur të Greqisë për të mbështetur minoritetin kombëtar grek, duke nënkuptuar se shteti do të bëjë gjithçka në mënyrë që të adresohen problemet e helenizmit në Shqipëri.
Ndërkaq burime nga shoqatat e minoritetit grek në Shqipëri bëjnë të ditur se në fundjavë në fshatrat minoritare të jugut të Shqipërisë, do të ketë aktivitete në kuadër të 99-vjetorit të shpalljes së të ashtuquajturës autonomia e Vorio Epirit.
Po sipas këtyre burimeve, në këto aktivitete mund të ketë edhe pjesëmarrës nga Agimi i Artë, parti kjo që kohët e fundit ka ngjallur mjaft debate mes politikanësh në vend për shkak të programit të saj.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), 16 shkurt 2013
(ad.ti/shqiptarja.com)