Dikur protagonisët kryesor të daljes publike të UÇK-së dhe komunikatës së parë të UÇK-së të lexuar me 28 Nëntor të 97-tës, e sot deputetë në Parlamentin e Kosovës, Rexhep Selimi dhe Daut Haradinaj kritikojnë Qeverinë dhe bashkëluftëtarët e tyre se janë duke përgatitur axhendë të fshehtë për ndarjen e veriut.
Në një intervistë për mediat e Kosovës, Selimi u ka bërë thirrje deputetëve të përgjegjshëm që angazhohen në parandalimin e këtyre axhendave të rrezikshme për të ardhmen e Kosovës.
“Qeveria e Kosovës është duke bërë axhendë të fshehtë për veriun e Kosovës, e jo vetëm për veriun. Prandaj, të gjithë duhet të angazhohemi, jo vetëm ta demaskojmë këtë Qeveri, por edhe ta parandalojmë realizimin e këtyre axhendave të fshehta për veriun, të cilat janë të rrezikshme”, ka deklaruar deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Në anën tjetër Daut Haradinaj, deputet i AAK-së thotë se veriu do të jetë përjetësisht pjesë e Kosovës dhe në asnjë variant nuk do të lejojmë që të ketë lëvizje të kufijve brendapërbrenda Kosovës.
“Institucionet e Kosovës duhet të vetëdijesohet dhe t’i mbrojnë pozicionet e veta kushtetuese brendapërbrenda Kosovës” shtoi Haradinaj.
Që të dy ish-komandantët e UÇK-së, tani deputetë, kanë kërkuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare t’i përmbushin obligimet e tyre për kthimin e normalitetit në veri të Kosovës dhe se do të reagojnë ashpër ndaj çfarëdo axhende që tenton ta ndajë veriun dhe të dëmtojë interesat e shqiptarëve në Kosovë.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com