Armëpushimi i nënshkruar dje mes separatistëve prorusë dhe qeverisë së Kievit, pas pesë muajve konflikt të përgjakshëm, duket se është respektuar sot. 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian ranë dakord dje për sanksione të reja kundër Rusisë, akuzuar për shkelje të sovranitetit të Ukrainës.
BAGDAD/UASHINGTON - Një koalicion i drejtuar nga SHBA po projektohet për shkatërrimin e grupit xhihadist të Shtetit Islamik (EI) që lufton në Irak dhe në Siri.
GJENEVË/MONROVIA/FREETOWN/KONAKRY - Përballë përkeqësimit të epidemisë Ebola, që si pasojë kanë humbur jetën 2 000 persona, OBSH vendosi dje të përdorë menjëherë trajtime eksperimentale kundër ethes hemoragjike.
TË TJERA
TEHERAN - Vazhdojnë reagimet për një raport të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (AIEA), sipas të cilit Irani nuk iu është përgjigjur të gjitha pyetjeve për programin bërthamor, veçanërisht mbi dimensionin e mundshëm ushtarak dhe për vazhdimin e punimeve në qendrën e dyshuar të Parchin.
DAMASK - Ushtria ajrore e regjimit vazhdon goditjet në bastionin rebel në Alepo dhe kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik në Deir Ezzor duke shkaktuar viktima në civilë dhe një manifestim të rrallë të banorëve kundër këtij grupi.
ROMË - Një grevë prej katër orësh e kontrollorëve ajrorë italian rrezikon të bllokojë ndjeshëm trafikun ajror. Dhjetëra fluturime të brendshme dhe ndërkombëtare janë anuluar.
THESSALONIQUE (Greqi) - Kryeministri grek, Antonis Samaras inauguron Panairin ndërkombëtar të Selanikut dhe mban një fjalim që shënon rikthimin politik dhe ekonomik./ATSH/
/Shqiptarja.com