Azdren Llullaku e nis me gol 
aventurën te kazët e Astana-s

Azdren Llullaku e nis me gol <br />aventurën te kazët e Astana-s
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku, debuton me gol me Astanën.

Sulmuesi kuqezi që u transferua te skuadra kazake nga rumunët e Gaz Metanit ka realizuar sot në miqësoren që ekipi i tij fitoi 2-0 ndaj letonezëve të Skonto Riga-s.

Prej disa ditësh, Astana po kryen përgatitjet në Dubai, ndërsa Llullaku ka bërë “detyrën” që në sfidën e tij të parë me kampionët e Kazakistanit, ndonëse në një sfidë miqësore.

Azdren Llullaku u shpall kryegolashënues në kampionatin rumun të futbollit. Vetëm fazën e parë të kampionatit rumun, ai arriti të shënonte 14 gola vendimtarë për skuadrën e tij, të cilët tashmë janë në garë për një vend në kupat e Europës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos